Një grua nga fshati Miras në Korçë denoncoi në emisionin Fiks Fare dhunën 22-vjeçare të bashkëshortit të saj.
Në një rrëfim të dhimbshëm, ajo tha se burri e dhunon fizikisht atë dhe dy djemtë e mitur. Trëndafile Hoxha thotë se ka frikë për jetën e djemve, 16 dhe 8 vjeç, pasi bashkëshorti i ka thënë se do t’i vrasë. “Burri është në burg prej disa ditësh. Nuk durova dot më. Unë po flisja në telefon më vëllanë tim, kur ai më dhunoi. Vëllai e dëgjoi dhe lajmëroi policinë”, thotë Trëndafilja. Ajo kërkon një strehë dhe punë, pasi jetojnë me 30 mijë lekë të vjetra asistencë.
Trëndafilja thotë se ka katër fëmijë, dy vajza të martuara dhe dy djem. Vajzat i ka të martuara, ndërsa jeton me dy djemtë dhe bashkëshortin. “Mua dhe dy djemtë më dhunon, është i alkoolizuar. Pi raki në shtëpi dhe është bërë i rrezikshëm”, thotë me lot në sy Trëndafilja.
Ajo shton se jetojnë në një shtëpi e ndërtuar në kohën e diktaturës, dikur pronë e shtetit. Kanë një dhomë e kuzhinë, ndërsa tualetin e kanë jashtë, i ndërtuar me dërrasa dhe pa asnjë kusht. “Jemi veti i katërt në shtëpi dhe marrim 30 mijë lekë të vjetra asistencë. Kemi pak tokë, po nuk e punojmë dot se do lekë. Burri merr raki në dyqane me lista, nuk kam si ti laj”, thotë ajo, ndërsa shton se ka mbi 200 mijë lekë borxhe në dyqanet e fshatit. “Nuk kisha as lekë për ta çuar djalin e vogël, që e kam në klasë të dytë në shkollë. Duheshin libra. Më ndihmoi drejtoresha e shkollës. Më dha librat dhe do ia kthej në fund të vitit. Nuk kam çfarë të bëj”, vijon Trëndafilja.
Më tej, shton se ka frikë të jetoj me bashkëshortin kur të dalë nga burgu. “Ai na ka kërcënuar dhe jeta jonë është në rrezik. Më shumë frikë kam për djemtë. Të madhin e rreh shumë. Ju lutem na ndihmoni, na gjeni një strehë dhe një punë”, vijon ajo.
Më tej tregon edhe një episod të dhimbshëm. “Djali i madh, 16-vjeçar ka tentuar të vrasë edhe veten, duke u hedhur nga një shkëmb. E gjeti një kushëriri im dhe e shpëtoi” thotë ajo. Ajo thotë se edhe djali i vogël e ka përjetuar të gjithë këtë situatë në familje. Ai është mjekuar për epilepsi. “Kishte temperaturë të brendshme. E përjetonte shumë”, thotë gruaja.
Ndërkohë, para kamerës së Fiks Fare foli edhe djali 16-vjeçar. Ai kishte marrë guximin për të denoncuar dhunën familjare. “E denoncova se nuk mund të duronim dot më. Mami ishte bërë shumë keq”, thotë djali. Ai thotë se babai e ka rrahur, ndërsa e ka kërcënuar se kur të dalë nga burgu do të hakmerret.
Sipas tij, edhe vëllai i vogël 8 vjeçar po përjeton të njëjtën situatë, që e ka përjetuar ai. Në fund, adoleshenti kërkon nga shteti që ta ndihmojnë familjen e tij, për një strehë dhe punë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Studimi: Poshtë maleve tona fshihet “një thesar”

Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

“Meritoni një lapidar si Clinton në Kosovë”, Rama inspekton punimet në rrugën e Komanit

KQZ thotë se po shkon drejt fundit vlerësimi i pakove me fletëvotime nga diaspora

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit