Lotët e Jakupit tronditën rrjetet sociale dhe zemrat e shumicës së qytetarëve të këtij vendi. Fjala e tij u shpërnda nëpër rrjete më shumë se fjala e të tjerëve. Për dallim, ish-presidenti nuk qau. Ishte i mërrolur dhe i vendosur, përpara gjykatës për të cilën u angazhua më shumë se të gjithë.
Dikujt, duke u munduar të kuptojë se kush janë këta ”burrat e burrave, mund t’i ketë shkuar mendja në të plotfuqishmin e politikës tonë, ambasadorin Grenell, i cili me mesazhe në Twiter e drejtonte politikën kosovare, krijonte e rrëzonte konjuktura, rrëzonte e ngrinte qeveri, dhe pajtonte kombe. Jo vetëm kombe, por edhe civilizime. Por, nuk e kemi fjalën për të. Larg qoftë, nuk kem preferenca në politikën amerikane, as orientimi seksual i ambasadorit nuk është me interes për këtë shkrim, sa metafora e cila nuk duhet marrë në kuptimin e parë. Për të dihej se, në kuptimin metaforik të fjalës, ishte burri i burrave në politikën kosovare, por nuk ka të bëjë me titullin tonë. Pra kush janë “burrat e burrave”?
Mbi të gjitha, metafora për burrat e burrave është pjesë e historisë së dhimbshme të grave tona, atyre që ishin heroina, shumë kohë përpara se të dhunoheshin nga paramilitarët dhe ushtritë pushtuese. Qysh thotë edhe filozofi ynë popullor dhe dëshmitari i pambrojtur “Y”, nënat tona krejt ishin me një këmbë, apo me një dorë sakat nga të rrahurat e burrave. Prapëseprapë, ato nuk dorëzoheshin dhe plot përkushtim e sakrificë vazhdonin të shërbenin nëpër shtëpi dhe arat tona duke u dërguar ushqimet burrave që punonin. Punët e rënda të burrave ishin vetëm mit, si mësojmë prej dëshmitares tjetër të pambrojtur “Z”, e cila këtë e kishte thënë në profilin e saj (të rrejshëm) në Twitter.
Pra, po të mos ishin dëshmitarët e pambrojtur, familjet tona tradicionale ende do të njiheshin si epike për gjeneratat më të reja. Burrat do të ishin “heronj” e gratë “heroina”. Por, sërish sipas tyre, ato dhunoheshin përditë nga burrat e tyre, të cilët siç e dimë edhe nga poezia e famshme, rrinin nën hije e kuvendonin, derisa ato e mbanin shtëpinë.
Historia na mëson se në kohën e aksionit të armëve, viteve të pesëdhjeta të shekullit XX, policia serbe i nxirrte burrat e shtëpisë në oborr, i lidhte për pemë apo lisa dhe i rrihte, para grave e fëmijëve. Legjenda thotë se kishte nga gratë e keqtrajtuara, mjaftë të cilat në këso raste komentonin nënë zë se këta qenkan burrat e burrave. U dhimbseshin se i rrihnin dhe kush i rrihte, por edhe u flladitej shpirti kur kujtonin se çka kishin hequr vet prej burrave të tyre.
Këtu, tash e tutje, çdo ngjashmëri me traditën mund të kuptohet si politike. Pak a shumë, njëjtë, me të njëjtin fllad në zemër, komentojnë sot nëpër rrjete sociale shumë nga ata të cilët pas luftës çlirimtare ndiheshin të keqtrajtuar nga çlirimtarët. Menjëherë pas lufte, disa nga kryeçlirimtarët hoqën shpejt uniformat dhe u bënë politikanë, u bënë të pasur, të fuqishëm, madje të plotfuqishëm edhe pse shumica e bashkëluftëtarëve të tyre mbetën heronj të heshtur, shpesh të varfër, por të përkushtuar të ndërtojnë vendin. Për të vrarët dhe kreun u kënduan këngë, të tjerët duartrokisnin.
Burrat e fuqishëm të politikës kosovare e bënë shpeshherë të qajë gjithë popullin, prej pafuqisë popullore për të ndërruar diçka në këtë vend, ndërkohë që vendi po e merrte humnerën nën drejtimin e tyre. Jakupi nuk qau kur opozita po ia rrëmbenin mikrofonin nga dora, në Parlament, duke kërkuar ndryshime. Nuk qau as në luftë. Por, lotët i rrodhën në Gjykatën Speciale. Përderisa ish-presidenti në gjykatë po mbante qëndrim të fortë, Kupa qau. Ata u konfrontuan në politikë për këtë gjykatë, ndërkohë që tash ndodhen në bankën e të akuzuarve.
Përderisa Hashimi ka mjaft të (pa)bëma, Jakupin, ata që nuk e njohin, do të e mbajnë mend në të ardhmen ndoshta nga tri paraqitje të famshme publike: paraqitjen e parë si zëdhënës i UÇK-së, skenën kur opozita po i rrëmbenin nga duart mikrofonin e tij të kryetarit të Parlamentit dhe së fundmi nga lotët e tij në Gjykatën Speciale të Kosovës. Ne që e njohim e dimë për një burrë të urtë, të përkushtuar, dhe për një jetë në shërbim të popullit. Mund të debatohet për pikëpamjet e tij sa janë moderne e sa qytetare, por jo edhe për përkushtimi i tij. Lotët e tij tregojnë pafuqinë, atë që ndien pak a shumë çdo kosovar me dinjitet përpara fuqisë së qendrave politikës globale të cilat ende nuk ia njohën lirinë dhe ende e mbajnë të izoluar. Nëse kishte burrë në politikën kosovare të pasluftës, ky ishte Jakupi. Të tjerëve vështirë se u dallohej “gjinia” politike, duke përfshirë këtu edhe shefin.
A janë lotët e Jakupit, lotët tonë të pafuqisë përballë (pa)drejtësisë ndërkombëtare? Kush na bënë të (pa)fuqishëm? A duhet të qajmë edhe ne me ta, të protestojmë apo të “flladitemi” nga kjo që po (na) ndodhë? A janë këta “burrat” e politikës tonë dhe a janë ata që po i lidhin, “burrat e burrave”?
Këto gjykime, në mos asgjë tjetër, do të na përballin me veten dhe do të hapin debate të brendshme për luftën dhe pasluftën tonë. Këto do të jenë lufta jonë ose dialogu ynë i brendshëm që do të përcaktojë të ardhmen evropiane të këtij vendi. Do të marrim një përgjigje sidomos në një dilemë bazike: e vranë apo jo këngën e tyre, të cilën populli ua këndoi për së gjalli.
Tash për tash, mendimet janë të ndara. Populli do të dëgjoj pas fjalës së akuzës edhe fjalën e të akuzuarve. Do të dëgjoj edhe fjalën e viktimave. Deri sot populli fliste nën zë. Pavarësisht verdiktit në Hagë, gjykimi i fundit, si gjithnjë, vjen prej popullit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë

Euro gol nga distanca dhe lojtar i ndeshjes - Meriton Korenica i bën të gjitha te Cluj

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit