Buraku & Fama me projekt të ri muzikor

Këngëtari i njohur shqiptar, Burak Vehapi së bashku me grupin Fama kanë sjell këngën e tyre të re.
"Babë u bana" titullohet ky projekt, i cili vjen i kompletuar edhe me videoklip.
Teksti është shkruar nga Donjeta Morina, kurse për producimin u kujdes Bini Diez.

Videoja ndërkohë u realizua nga produksioni, Dream Films.

Kjo këngë e Burakut tashmë përveç YouTube u lansua edhe në platformat e tjera muzikore.

I njëjti gëzon fansa të shumtë dhe pëlqehet në masë të madhe nga publiku.
Ai është mjaft aktiv dhe i angazhuar edhe me ahengje të ndryshme muzikore. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
12/06/2023
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






























































