Please enter at least 3 characters.

Bulliqi dënon sulmin ndaj mjekut në Podujevë, kërkon arrestimin e sulmuesit

2021/08/Komisioni-Shteteror-per-Shenjimin-dhe-Mirembajtjen-e-Kufirit-Shteteror-Shpejtim-Bulliqi-raporton-para-Komisionit-per-Integrime-Evropiane-foto-Ridvan-Slivova-6-e1649853145955.jpg
14:"Ridvan Slivova

Kryetari i Podujevës Shpejtim Bulliqi, ka dënuar sulmin fizik ndaj një mjeku në QKMF-në e kësaj komune.

Ai në një postim në Facebook e quajutr një akt i papranueshëm dhe të turpshëm.

Bulliqi ka kërkuar nga organet e rendit të ndërmarrin masa ligjore dhe të nxirret para drejtësisë autori i sulmit.

“Sulmi ndaj mjekut në QKMF në Podujevë është një akt i papranueshëm dhe i turpshëm. Duke e dënuar ashpër sulmin ndaj mjekut në vendin e tij të punës, kërkoj nga organet e rendit të ndërmarrin masat ligjore dhe të nxirret para drejtësisë autori i sulmit”, ka shkruar Bulliqi.

Ndryshe, një mjek në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Podujevë është sulmuar derisa ishte duke u përkujdesur për një pacient.