LAJMI I FUNDIT:

Bujqësia në Shqipëri kryeson me 37,4% të totalit të punësimit

Bujqësia në Shqipëri kryeson me 37,4% të totalit të punësimit

Bujqësia në Shqipëri kryeson me 37,4% të totalit të punësimit. Ofrimi i lehtësirave fiskale dhe mbështetja me financime të drejtë për drejta nga buxheti i shtetit apo me grante nga projektet e ndryshme ndërkombëtare, kanë rikthyer vëmendjen dhe interesin jo vetëm të banorëve në zonat rurale por edhe të sipërmarrësve, të rikthehen për të investuar dhe punuar në sektorin e bujqësisë.

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, bën të ditur shembuj konkret të shumë emigrantëve që janë rikthyer familjarisht në vendlindje, për të punuar në tokat e tyre bujqësore. Duke sjellë edhe eksperiencën e huaj në vendet ku kanë punuar, ata kanë arritur të ndërtojnë sot modele suksesi në biznesin bujqësore, ku prodhimi konkuron në tregjet e huaja dhe zgjerohen çdo ditë vendet e reja të punës.

Sipas ekspertëve të bujqësisë, nxitja për rivitalizimin e bujqësisë, po rikthen në zonat rurale edhe një pjesë të konsiderueshme të migracionit të brendshëm.


Sipas të dhënave nga instituti i statistikave, punësimi në bujqësi dominon totalin e të punësuarve në 9 qarqet e vendit.

Në qarqet e Kukësit, Dibrës dhe Elbasanit punësimi në bujqësi zë mbi 80% të totalit në këto qarqe, me respektivisht, 86,1%, 84,4% dhe 83,5%.

Gjithashtu përqindje të larta të punësimit në bujqësi ka edhe Fieri me 76,2% të totalit, Korça me 74,4%, Berati me 73,6% të totalit, Lezha me 65 %, Gjirokastra me 63,4 dhe Shkodra me 62,9 % të totali të punësimit.

Në Tiranë punësimi dominohet nga sektori privat, pasi të punësuarit në bujqësi zënë 6,5% të totalit, e më pas në Durrës me vetëm 25% dhe në Vlorë me 30,6% të totalit./kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Lajme
Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Lajme
Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Lajme
Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

Lajme
Kalo në kategori