LAJMI I FUNDIT:

Bujqësia, çelës i zhvillimit ekonomik dhe punësimit

Bujqësia, çelës i zhvillimit ekonomik dhe punësimit

Rritja e prodhimit të produkteve bujqësore do të ketë ndikim pozitiv në përmirësimin e bilancit tregtar, duke i rritur eksportet edhe për shkak të pozitës gjeografike dhe afërsisë me tregun e BE-së.

Kështu ka thënë James Hope, drejtor i misionit të USAID-it në Kosovë, në një intervistë për “Kohën Ditore”.

Bazuar në studimet që ka bërë USAID-i, sipas tij janë disa sektorë siç është qumështi e prodhimet e saj, si dhe frutat e ndryshme manore që kanë potencial për zhvillim.


Ka folur për sektorët që USAID-i i ka përkrahur dhe që pritet t’i përkrahë në të ardhmen, pasi, sipas tij, bujqësia do të ketë ndikim të madhe në uljen e shkallës së papunësisë.

Qeveria, sipas tij, duhet të koncentrohet edhe në përgatitjen profesionale të të rinjve që në të ardhmen mund të punojnë nëpër sektorë të ndryshëm të bujqësisë.