LAJMI I FUNDIT:

Bujari Nishani zbulon nëse do kandidojë për kryetar të PD-së

Bujari Nishani zbulon nëse do kandidojë për kryetar të PD-së

Presidenti në ikje, Bujar Nishani deklaroi se nuk ka asnjë qëllim për t’u bërë kryetar i Partisë Demokratike.

Ai shtoi se nuk ka asnjë platformë apo ide për të pretenduar diçka të tillë, pavarësisht se është investuar në politikë. Në këtë mënyrë Nishani i dha fund edhe fjalëve se mund të ishte kryetari i ardhshëm i Partisë Demokratike.

Nishani përjashtoi edhe mundësinë e krijimit të një partie politike.


“Unë jam investuar në politikë, por nuk kam asnjë platformë, asnjë ide, asnjë qëllim për t’u kthyer kryetar partie apo për t’u bërë kryetar partie apo për të krijuar një parti politike”, u shpreh Nishani në emisionin “Përballë”.

Edhe sikur Bujar Nishani të kishte synim karrigen e Lulzim Bashës në Partinë Demokratike, praktikisht do të ishte e pamundur, pasi ky i fundit e ka caktuar datën e zgjedhjeve për kryetar më 22 korrik, ndërsa Nishani largohet nga Presidenca më 24 korrik.

Bujar Nishani nuk mund të kandidojë për kryetar partie për sa kohë që mban postin e kreut të shtetit, pavarësisht se vetëm dy ditë e ndajnë nga zgjedhjet në PD. /Lapsi.al/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Kalo në kategori