Bujar Osmani: Rrjeti i ekspertëve i OSBE-së është edhe një përcaktues i Kryesimit të Maqedonisë së Veriut me OSBE-në

“Kryesimi i Maqedonisë së Veriut me OSBE-në vendosi edhe një tjetër pikë referimi në ndërtimin e marrëdhënieve me shoqërinë civile përmes krijimit të Rrjetit të Ekspertëve të OSBE-së. Ky rrjet ka për qëllim t’i eksplorojë trendet e shumta dinamike të bashkëpunimit në fushën e sigurisë në Evropë dhe rolin kyç që e kanë organizatat të tilla si OSBE-ja dhe Think tanket në formësimin e politikave në këtë fushë kritike”.
Këtë e theksoi Kryesuesi i OSBE-së dhe Ministri i Punëve të Jashtme i RMV-së, Bujar Osmani në ngjarjen e sotme të organizuar në kuadër të Kryesimit të OSBE-në – Parashikimi strategjik në një mjedis të ndryshueshëm: Perspektivat për bashkëpunim dhe siguri në Evropë – Ndërtimi i rrjetit të ekspertëve të OSBE-së, që mbahet në Shkup.
“Maqedonia e Veriut, përfshirë edhe Ministrinë e Punëve të Jashtme, kanë model për konsultim dhe bashkëpunim me Think tanket të cilat mund t’i ndajmë. Në një model që paraqet pikë formale për konsultime dhe dialog për zhvillimin e politikave, që ofron mundësi të rregullta për takime ndërmjet politikëbërësve dhe hulumtueseve të politikave, dhe në model që shërben si platformë për shkëmbimin e ideve, të dhënave dhe analizave”, theksoi Osmani.
Siç tha Osmani, pjesëmarrësit në Rrjetin e Ekspertëve të OSBE-së do të fokusohen në disa çështje që ndikojnë në sigurinë, siç janë kërcënimet dhe sulmet kibernetike dhe forcimi i gatishmërisë për reagim të duhur.
“Kjo përfshin forcimin e infrastrukturës, rrjeteve të komunikimit dhe mekanizmave për t’iu përgjigjur formave të ndryshme të kërcënimeve, pavarësisht se a dalin nga katastrofat natyrore, sulmet kibernetike apo nga lufta hibride”, tha Osmani. Por, OSBE-ja nuk mund ta bëjë këtë e vetme dhe për këtë arsye në masë të madhe bashkëpunon dhe mbështetet në përvojën dhe ekspertizën e think tankeve që kontribuojnë në përmirësimin e politikave që sillen dhe ngritjen e kapaciteteve të institucioneve, shtoi Osmani.
“Think tanket shërbejnë si vëzhgues të pavarur, duke ofruar vlerësime të efektivitetit dhe ndikimit të politikave dhe iniciativave të OSBE-së.” OSBE është një organizatë e hapur dhe transparente, vlerëson çdo opinion dhe dëgjon të gjitha palët e interesuara. Bashkëpunimi ndërmjet think tankeve dhe OSBE-së përmes këtij rrjeti ekspertësh, si dhe në projekte apo iniciativa specifike kërkimore do të jetë dëshmi e raportit mes të dyjave. Ky partneritet do ta përmirësojë cilësinë dhe thellësinë e analizave të paraqitura para vendeve pjesëmarrëse dhe organeve të ndryshme, do të përmirësojë politikat dhe do të rrisë nivelet e hulumtimit dhe në fund do të përmirësojë jetën e njerëzve”, tha Osmani.
Duke ndjekur moton bazë të Kryesimit të Maqedonisë së Veriut me OSBE-në “FjalaËshtëPërNjerëzit”, Osmani në kuadër të Kryesimit me OSBE-në ka caktuar përfaqësues special për organizatat joqeveritare të kryesuesit të OSBE-së, Andreja Stojkovski.
Në takimin dyditor të Rrjetit të Ekspertëve të OSBE-së do të marrin pjesë një numër i madh i përfaqësuesve të organizatave partnere të OSBE-së si dhe think tankeve.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Kontrolli i përbashkët kufitar Maqedoni e Veriut – Kosovë, inspektohen punimet për “One Stop Shop” në Bllacë

ESHS: Paga mesatare neto në dhjetor ishte 43.587 denarë

Pamje nga aksioni i policisë në veri – mbyllen katër qendra ilegale nën dyshimin se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Edhe Bekë Berisha përfshihet në debatin për koalicione: Nënshtrimin për interesa të ngushta, mos na e shitni si vlerë kombëtare

Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Komentoi koalicionet e mundshme të Nismës, Sallahu: Statusi im paraprak ka kuptim veç juridik e kurrsesi politik

Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës