Bujar Osmani: Anëtarësimi në BE i të gjithë pjesëmarrësve në PBEJL është garanci për stabilitetin dhe prioritetin tonë

Kryesuesi i Procesit për Bashkëpunim në Evropën Juglindore (SEECP) dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, hapi seancën plenare të Takimit Ministror, i cili mbahet në kuadër të kryesimit tonë njëvjeçar me Procesin, nën moton “Tejkalojmë ndarjet, ndërtojmë besim”.
Osmani shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen e Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (RCC) në realizimin e aktiviteteve, ku siç theksoi: “Po lëmë pas nesh një vit të suksesshëm, me arritje të shumta në fushën e bashkëpunimit rajonal, e veçanërisht e rëndësishme është arritja e konsensusit për zgjedhjen e Sekretarit të Ri të Përgjithshëm të RCC-së.
“T’i përmed edhe një herë dokumentet tona themeluese që tregojnë qëllimin bazë të procesit tonë rajonal: “Marrëdhënie të mira fqinjësore, stabiliteti, siguria dhe bashkëpunimi në Evropën Juglindore” dhe aspiratën për “Integrimin e vendeve tona në familjen euroatlantike të kombeve të lira dhe demokratike”, të cilat janë relevante dhe të zbatueshme sot si dhe në të kaluarën”, theksoi Osmani.
Osmani tha se pjesëmarrësit në Proces kanë arritur rezultate të rëndësishme në shumë fusha, por se duhet t’i dyfishojnë përpjekjet e tyre deri në qëllimin final: anëtarësimin në BE për të gjithë pjesëmarrësit e PBEJL-së.
“Zgjerimi i BE-së është një nga projektet më të suksesshme të paqes në kontinentin evropian, i cili sjell vlerë të pazëvendësueshme në ndërtimin e shoqërive të qëndrueshme dhe arritjen e progresit dhe prosperitetit ekonomik”, theksoi Osmani, duke përsëritur se më shumë integrim para anëtarësimit paraqet zgjidhje adekuate për sfidat shumëvjeçare me të cilat ballafaqohemi.
Pas fjalimit hapës të Osmanit vijojnë fjalimet e shefave të delegacioneve të 13 pjesëmarrësve, përfaqësuesve të BE-së dhe KBR-së, e më pas agjenda vazhdon me miratimin e Raportit Vjetor të KBR-së, diskutimin në temën për zgjedhjen e Sekretarit të Përgjithshëm të KBR-së dhe miratimin e Deklaratës së Samitit të shefave të shteteve dhe qeverive të pjesëmarrësve të Procesit të Bashkëpunit të Evropës Juglindore (PBEJL), që do të mbahet pasdite.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Edhe Bekë Berisha përfshihet në debatin për koalicione: Nënshtrimin për interesa të ngushta, mos na e shitni si vlerë kombëtare

Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Komentoi koalicionet e mundshme të Nismës, Sallahu: Statusi im paraprak ka kuptim veç juridik e kurrsesi politik

Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës