Analisti i njohur politik, Janusz Bugajski, nga Qendra për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare, që është njohës shumë i mirë i politikave Euroaziatike, në një deklarim për RTK ka folur për provokimet e fundit serbo-ruse në Kosovë dhe rajon.
Bugajski konsideron se provokimi i Serbisë mund të jetë me pasoja ndërkombëtare.
“Pa miratimin e Prishtinës asgjë nuk mund të dërgoni njëanshmërisht në një shtet të pavarur. Do të ketë pasoja. E pasojat nuk do të jenë vetëm bilaterale por duhet të jenë pasoja ndërkombëtare. Me pak fjalë Serbia do t’i bartë pasojat në marrëdhëniet e saja me Shtetet e Bashkuara ashtu edhe me BE-në”, ka thënë Bugajski.
I pyetur nëse BE-ja duhet të reagojë kundër Serbisë, Bugajski thotë se patjetër që BE-ja duhet ta qortojë shtetin serb…
“Mendoj se për momentin përgjigja e BE-së ka qenë e dobët, private dhe mendoj se ajo që duhet është një lloj deklaratë e madhe publike nga liderët e BE-së nga Brukseli por edhe nga Berlini ku thuhet qartazi se këto lloj veprimesh do ta çojnë prapa progresin e Serbisë drejt Bashkimti Evropian, do ta destabilizojë rajonin e Ballkanit, do ta promovojë agresionin dhe korrupsionin rus dhe kjo do të çojë drejt përkeqësimit të mëtejshëm të kushteve ekonomike për serbët por edhe për fqinjët e tyre. Përgjigja e BE-së duhet të jetë shumë e ashpër”, tha ai.
Sipas tij Serbia e Rusia po provokojnë trazira në Ballkan.
“Do të thoja se ky është fillimi i një serie të provokimeve jo vetëm nga Serbia por edhe nga Rusia. Do ta shohim këtë në Bosnje, Maqedoni, e kemi parë këtë në Mal të Zi. Andaj pres që në Ballkan, gjatë këtiji vitit të ketë një gjendje trazirash”.
Më tej analisti Bugajski mendon se treni ishte provokim rus për SHBA në prag të tranzicionit Obama-Trump.
“Mendoj se provokimi përmes këtij treni që ishte nisur nga Serbia për në Kosovë, ky provokim është pjesë e një aksioni më të gjerë nga Rusia për ta vënë në provë administraten amerikane, siç e dini këtu në Washington e kemi një tranzicion mes ekipeve të Obamas dhe Trumpit dhe mendoj se Beogradi dhe Moska po kalkulojnë se Trumpi mund të jetë më i përshtatshëm për interesat e Rusisë dhe poashtu më i përshtatshëm edhe për interesat e Serbisë në Ballkan. Andaj mendoj se e tërë kjo aventura e trenit është një test jo vetëm për Kosovën por edhe për Uashingtonin dhe mendoj se përgjatë javëve dhe muajve të ardhshëm mund të presim më shumë provokime teksa ekipi i ri i Trumpit e merr detyrën zyrtare dhe i formulon politikat e veta. Rusia e shikon këtë si një mundësi për të futur spica në rajon me qëllim të ndjekjes së interesave të saja speciale”, tha ai
Bugajski mendon se reagimi i Prishtinës kidhur me trenin ishte shte i duhuri, por thotë se duhet të jetë reagim i fortë.
“Duhet të sqarohet se çfarëdolloj veprimi, jo vetëm treni, në territorin e Kosovës, pas miratimin dhe pajtimin e qeverisë e minon pavarësinë e Kosovës, integritetin territorial dhe kjo nuk do të tolerohet. Mendoj se qeveria duhet të jetë shumë e fuqishme në këtë sepse në muajt e ardhshëm do të sfidohet nga Serbia në mënyra të tjera. Pra më e fuqishme, e vendosur dhe e bashkuar, mendoj se duhet të kërkojë mbështetjen nga opinioni publik”.
Ndërsa reagimin e Brukselit e quan tepër të butë.
“Reagimi i deritanishëm i Brukselit ka qenë tepër i dobët, tepër i vakët dhe privat. Duhet të jetë publik. BE qartazi duhet të thotë dukshëm se çfarëdolloj provokimi nga Serbia e pengon rrugën e saj drejt BE-së, e destabilizon tërë rajonin e Ballkanit, e promovon agresionin rus dhe e promovon degjenerimin e mëtejshëm të kushteve ekonomike për Serbinë dhe fqinjët e saj”, tha Bugajski.
“Mendoj se për momentin marrëdhëniet janë në vendnumëro dhe në këtë pikë nuk shoh asnjë lloj zhvillimi, derisa nuk do të ketë ndonjë shtysë të madhe ose nga Brukseli ose nga Washingtoni. Me pak fjalë Serbia duket se po e bllokon normalizimin e plotë të marrëdhënieve me Kosovën por nuk duhet lejuar që kjo ta lëndojë Kosovën, duhet ta lëndojë vetë Serbinë dhe mendoj se këtu roli i BE-së është absolutisht qenësor”, tha Bugajski për RTK.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Trajkoviq: Milan Radoiçiq vazhdon të ushtrojë presion ndaj serbëve në Kosovë

Abdixhiku: Nuk duam, nuk kemi dhe dhe nuk do të punojmë për koalicion me LVV-në

Arrestohet ish drejtori i Qendrës sportive “Boris Trajkovski”, Ratko Kapushevski dhe Asmir Jahoski

"Bashkëpunimi i Shabanit e Qerimit me Serbinë për ta akuzuar UÇK-në për trafikim organesh", flet Shukri Buja

Anëtarësimi i Kosovës dhe Bosnjës në NATO do të izolonte ndikimin e Serbisë dhe Rusisë në rajon

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Kosova mund të ndjekë një rrugë të re drejt NATO-s, QKSS propozon modelin KECI

Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

MPJD reagon pasi u anuluan disa fluturime Kosovë-Gjermani

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa