Kapiteni i Juventusit, Gianluigi Buffon, nuk është i befasuar nga forma e mirë e skuadrës së Antonio Contes. 

Blutë janë në vendin e parë mbi Arsenalin në Ligën Premier.


“Chelsea është në vendin e parë në Ligën Premier, por nuk jam i befasuar”.

“Conte është fitues, nuk lufton kurrë për vendin e dytë. Ai i bën lojtarët që ta japin më të mirën. Kanë gjasa të mira në kampionat”.

“Chelsea ka dy faktor të rëndësishëm që mund ta dërgojnë drejt titullit. E kanë një nga trajnerët më të mirë në botë dhe nuk luajnë në Evropë”, ka thënë Buffon. /Telegrafi/

telegrafi sport app