Gianluigi Buffon është 45 vjeç dhe pret me padurim ndeshjen e tij të parë të promovimit në Serie A me Parman, ndërsa theksoi se Mike Maignan i Milanit dhe Andre Onana i Interit janë "dy nga pesë portierët më të mirë në botë".

Portieri veteran po refuzon të ‘varë dorezat’ dhe ka ndihmuar Parmën të kualifikohet në ‘play-off’ për të fituar një vend në Serie A për sezonin e ardhshëm.


“Unë kurrë nuk i kam përjetuar “play-off”-et, kështu që fakti që po e përballoj këtë si një gjë krejtësisht e re në moshën 45-vjeçare më bën të buzëqesh dhe më jep më shumë motivim”, ka thënë fillimisht Buffon për La Gazzetta dello Sport.

Ai ende konsiderohet nga shumë si portieri më i madh i të gjitha kohërave, veçanërisht pas fitimit të Kupës së Botës në vitin 2006 me Italinë, kështu që kë e sheh Buffon si yjet më të mirë aktualë në atë rol?

“Maignan dëshmoi qartë sezonin e kaluar se çfarë ishte në gjendje të bënte, kështu që nuk është aspak befasuese këtë sezon ta shohësh atë të bëjë pritje kaq të jashtëzakonshme me Milanin”.

onana maignan scaled

“Sa i përket Onanës, ai e bëri të qartë që në fillim se supet e tij janë mjaft të gjera për të përballuar fanellën e Interit. Lufta për pozicion me Samir Handanovic është gjithashtu një pengesë e vështirë”.

“Mendoj se për momentin edhe Maignan edhe Onana janë ndër pesë portierët më të mirë në botë”, përfundoi portieri italian. /Telegrafi/

telegrafi sport app