Legjenda e Italisë dhe Juventusit, Gianluigi Buffon, ka dhënë komentin e tij në lidhje me portierin më të mirë të të gjitha kohërave.
Gjatë pjesëmarrjes në emisionin e popullarizuar të futbollit në Twitch, ‘Boto TV’, 45-vjeçari është pyetur se kë e konsideron gardianin më të mirë në histori.
“Nuk më pëlqejnë këto gjëra. E njoh sportin dhe futbollin shumë mirë, mendoj se jam përballur me portierë shumë të fortë”.
“Disa prej tyre nuk e kanë pasur fatin e njëjtë me mua, prandaj nuk mund të gjykohen njësoj. Petr Cech ka qenë shumë i fortë, një nga më të mirët e të gjitha kohërave”, është shprehur Buffon.
Gjatë karrierës së tij, Cech ka luajtur edhe për Chelsean dhe Arsenalin, ndërsa me Blutë ka fituar trofe të mëdha duke përfshirë katër tituj të Ligës Premier, një të Ligës së Kampionëve dhe një të Ligës së Evropës. /Telegrafi/