Portieri legjendar i Juventusit, Gianluigi Buffon, do të mbajë konferencë për shtyp të enjten në 11:30, ku me gjasë do ta publikojë pensionimin e tij. 

40-vjeçari pritet ta mbyllë karrierën kur mbaron sezoni, por deri më tani nuk ka pasur ndonjë njoftim zyrtar.


Megjithatë, ka pasur deklarata se Bianconerër do ta humbin kapitenin e tyre në fund të sezonin.

GettyImages 946591760 Gianluigi Buffon. (Photo by Tullio M. Puglia/Getty Images)

I fundit ishte Giorgio Chiellini i vili tha se ndeshja ndaj Veronas do të jetë e fundit për Gigi Buffonin.

Sot është njoftuar se Buffon do të mbajë një konferencë për shtyp në ora 11:30 në në Allianz Stadium.

GettyImages 944323312 Gianluigi Buffon . (Photo by Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images )

Nuk është dhënë asnjë informacion tjetër, por pritet që portieri ta njoftojë daljen e tij në pension.

Buffon është te Juventusi që nga viti 2001. /Telegrafi/

telegrafi sport app