Bruno Revolt paralajmëron këngën e re: U çmendem fare me këtë energji

Këngëtari i njohur Bruno Revolt ka ndezur rrjetet sociale me një video të re nga studio, ku ka lënë të kuptohet se është duke përgatitur projektin e tij më të ri muzikor.
Ish-banori i edicionit të parë të Big Brother VIP Kosova e ka shoqëruar videon me fjalët: “U çmendem fare me këtë energji”, duke rritur kureshtjen e fansave për atë që pritet të vijë.
Në postim, ai ka etiketuar artisten Vojsava Alia dhe producentin Vani Rushiti, e që mesa duket janë dy emrat me të cilët ai po bashkëpunon.

Bruno, i cili verën e kaluar ishte pjesë e një prej superhiteve të sezonit “Do pi” në bashkëpunim me Luiz Ejllin, Naldin dhe Lumi B, duket se është gati të rikthehet fuqishëm edhe këtë verë.
Edhe pse nuk ka zbuluar shumë detaje, energjia dhe atmosfera pozitive në video lënë të kuptohet se artisti po sjell diçka të madhe – ndoshta një tjetër hit veror që do të pushtojë platformat muzikore dhe klubet.
Duket qartë se Bruno Revolt nuk ka ndërmend të ndalet dhe është më i motivuar se kurrë për të “goditur” fort në skenën muzikore këtë sezon. /Telegrafi/



























































