Brooklyn Nets vazhdojnë me fitore në NBA

Brooklyn Nets kanë vazhduar me fitore në elitën e basketbollit amerikan NBA.
Njëra nga skuadrat pretendente për titullin e kampionit janë Nets, të cilët në radhët e veta kanë yje si Kevin Durant, Kyrie Irving, James Harden,Blake Griffin apo LaMarcus Aldridge.
Durant është rikthyer nga lëndimi i gjatë dhe ka luajtur 18 minuta në fitoren e thellë të Nets përballë New Orleans Pelicans me rezultat 139:111.
Nga fillimi i ndeshjes Nets ishin më të mirë, derisa fitorja e tyre nuk u diskutua në asnjë moment nga mysafirët.
Fundori amerikan Kyrie Irving ishte më efikasi në këtë takim me 24 pikë, dy kërcime e gjashtë asistime.
Me lojë të mirë u dallua edhe LaMarcus Aldridge që shtoi 22 pikë, derisa Kevin Durant e mbylli ndeshjen me 17 pikë, shtatë kërcime e pesë asistime.
Tek mysafirët më efikasi ishte Eric Bledsoe me 26 pikë, por që nuk i mjaftuan Pelicans për të marrë fitore. /Telegrafi/Rezultatet:
Indiana Pacers - Minnesota Timberwolves 141:137
Orlando Magic - Washington Wizards 116:131
Boston Celtics - New York Knicks 101:99
Brooklyn Nets - New Orleans Pelicans 139:111
Atlanta Hawks - Memphis Grizzlies 113:131
Houston Rockets - Dallas Mavericks 102:93
Oklahoma City Thunder - Charlotte Hornets 102:113
Denver Nuggets - San Antonio Spurs 106:96
Phoenix Suns - Utah Jazz 117:113






















































