Ata kanë qenë në ‘qiellin e shtatë’ që kur deklaruan se janë fejuar gjatë verës së këtij viti.

Por, Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz tani janë kthyer në New York, pasi lidhjen e tyre e dërguan në tjetër nivel, shkruan Daily Mail.


Dyshja janë fotografuar ndërsa arritën në aeroport, teksa shiheshin duke mbajtur duart me njëri-tjetrin.

33400722 8752883 image a 153 1600613134140

Ndërsa sigurinë e kanë vënë në rend të parë, edhe maskat mbrojtëse i kishin të vendosura për shkak të pandemisë coronavirus.

Që të dy mbanin bluza të zeza, teksa Nicole kishte vendosur që ta përshtatë me një palë xhinse më me trend.

33400724 8752883 image a 154 1600613138570

Deri më tani, çifti i ri kanë qenë duke qëndruar në rezidencën e David dhe Victoria Beckham në Cotswolds, e cila ka vlerën rreth gjashtë milionë dollarë. /Telegrafi/

33400712 8752883 image a 156 1600613277834