Një pjatë që përgatitet lehtë dhe e ushqyeshme
Përbërësit e nevojshëm:
– 300 g brokoli,
– 4 vezë,
– ¼ e filxhanit djathë,
– 1 qepë,
– 1 lugë supe qumësht të freskët,
– kripë,
– piper.
Mënyra e përgatitjes:
Brokolin qiteni në një enë, mbulojeni me kapak dhe nxeheni 2 – 3 minuta në 100 gradë në mikrovalë, përzieni nganjëherë.
Kullojeni salcën, e cila është krijuar.
Vezët tundni dhe përzieni me qepën e grirë imët, qumështin, djathin e grimcuar, kripën dhe piperin dhe qiteni sipër bronkolit.
Enën mbulojeni me kapak dhe piqeni 4 – 5 minuta në 70 gradë në mikrovalë, përzieni 2 – 3 herë.
Lëreni të qëndrojë 3 – 5 minuta dhe shërbejeni.
Ju bëftë mirë, – transmeton Telegrafi.