LAJMI I FUNDIT:

Brnabiq: Në takimin e radhës të delegacioneve të Beogradit dhe Prishtinës, kryesisht temat ekonomike

Brnabiq: Në takimin e radhës të delegacioneve të Beogradit dhe Prishtinës, kryesisht temat ekonomike

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, deklaroi sot se takimi i radhës i delegacioneve të Beogradit dhe Prishtinës do të përqendrohet në çështjet ekonomike.

Siç thuhet në njoftimin e Qeverisë së Serbisë, shkruajnë mediat serbe, përcjell Telegrafi, Brnabiq, në fjalimin e saj para gazetarëve në Senta, tha që më parë ishte folur për rivendosjen e linjës ajrore Beograd-Prishtinë, si dhe trafikun hekurudhor.

“Këto janë kryesisht tema ekonomike të cilat ne i kemi përmendur gjithmonë dhe që Presidenti Aleksandar Vuçiq ka këmbëngulur gjithmonë, jo vetëm në bisedimet me Prishtinën, por edhe brenda iniciativës mini-Shengen”, ka deklaruar ajo.


Sipas saj, kjo është në interes jo vetëm të Serbisë dhe qytetarëve të saj, por të gjithë rajonit.

Madje, Brnabiq ka shtuar se ajo pret që bashkësia ndërkombëtare të jetë e qartë, për siç ka thënë “jo vetëm në dënimin e ngjarjeve rreth Manastirit të Deçanit, por edhe në parandalimin e rrezikimit të trashëgimisë kulturore-historike-fetare serbe”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Dëshmitari thotë se njëri i akuzuar ia postoi foton në 'Instagramin' e grupit terrorist 'Brigada e Veriut'

Dëshmitari thotë se njëri i akuzuar ia postoi foton në 'Instagramin' e grupit terrorist 'Brigada e Veriut'

Drejtësi
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Kalo në kategori