LAJMI I FUNDIT:

British Airways pritet të pezullojë nga puna 36 mijë punëtorë për shkak të pandemisë së Coronavirusit

British Airways njofton se do të pezullojë nga puna 36 mijë punëtorë duke filluar nga pilotët deri te personeli ndihmës.

Sipas kompanisë, kjo po bëhet për shkak të pandemisë së Coronavirusit.

Transportuesi ajror britanik ka ulur ndjeshëm numrin e fluturimeve dhe paralajmëroi se do të duhet të ndaloj përkohësisht punën në mënyrë që të mbijetojë në këtë periudhë të pandemisë, e cila ka goditur rëndë industrinë e aviacionit, duke e bërë të pashmangshme shkurtimin e kostove, përcjell Telegrafi.


Personeli që do të angazhohet në punë pritet të marrë disa nga pagat e tyre përmes skemës së qeverisë britanike e cila mbulon 80 për qind të pagës.

Sipas Shoqatës Ndërkombëtare të Transportit Ajror (IATA), me anulimin e rezervimeve, kompanitë ajrore evropiane pritet të humbin 63 miliardë dollarë.

Në nivel botëror, kjo industri do të humb 252 miliardë dollarë.

Qeveria britanike do t'ua paguan rrogën të gjithë atyre që kanë humbur vendet e punës nga Coronavirusi
Lexo po ashtu Qeveria britanike do t'ua paguan rrogën të gjithë atyre që kanë humbur vendet e punës nga Coronavirusi

Kurse, Agjencia Evropiane e Sigurisë së Aviacionit (EASA) deklaron se është bërë një listë e aeroporteve që janë në zonat më të rrezikshme, ku mundësia e transmetimit të COVID19 është shumë i lartë.

British Airways aktualisht ka mbi 40 mijë punëtorë dhe në deklarimet e fundit ka realizuar mbi 15 miliardë dollarë të hyra. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Ruajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori

Ruajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori

Ekonomi
Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar

Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar

Ekonomi
Rekord, mbi 52 milionë kilogramë mish importoi Kosova më 2024

Rekord, mbi 52 milionë kilogramë mish importoi Kosova më 2024

Ekonomi
Nga kreativiteti në karrierë - Telegrafi po kërkon

Nga kreativiteti në karrierë - Telegrafi po kërkon "Content Writer" të talentuar

Ekonomi
Skijo dhe rri i lidhur në çdo moment me eSIM

Skijo dhe rri i lidhur në çdo moment me eSIM

Ekonomi
Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale

Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale

Ekonomi
Kalo në kategori