Koha në të cilën njerëzit me simptoma coronavirusi duhet të qëndrojnë në vetizolim do të rritet në Britani të Madhe nga shtatë në 10 ditë.
Kjo vjen ndërsa qeveria po përpiqet të evitojë një rikthim të virusit në Britaninë e Madhe. Aktualisht, njerëzit që shfaqin simptomat kryesore, kollë të vazhdueshme, temperaturë dhe humbje të shijes apo nuhatjes, duhet të vetë izolohen të paktën për një javë.
Masa vjen pasi kryeministri britanik paralajmëroi për shenjat e një vale të dytë të pandemisë në pjesë të Evropës.
Ka shqetësime ndërkohë edhe për disa shpërthime lokale në Britaninë e Madhe, përfshirë këtu Oldhamin dhe Vrexhamin. Ndërkohë qeveria pritet të rishikojë edhe kufizimet në Leicester, një muaj pasi qyteti u vendos në izolim pas një rritje të rasteve atje.
Kërkesa e Britanisë së Madhe që personat që rezultojnë pozitivë të izolohen për shtatë ditë, ka qenë në fakt gjithnjë më e ulët krahasuar me vende të tjera që kërkojnë 10 apo edhe më shumë ditë izolim për ta.
Por duke qenë se coronavirusi është i ri, nuk ka siguri se sa gjatë një person i prekur mund të jetë infektues.
Kërkimet tregojnë se një person mund të infektojë të tjerë që dy ditë para se simptomat të zhvillohen dhe të vazhdojë të jetë i tillë gjatë periudhës që kanë simptoma. Zakonisht kjo nuk zgjat më shumë se shtatë ditë.
Ata që zhvillojnë simptoma edhe më gjatë, këshillohen të vazhdojnë vetizolimin. Por, vendimi për të bërë të detyrueshëm izolimin për 10 ditë, për të gjithë të prekurit, është marrë për disa arsye.
Ka të dhëna se njerëzit vazhdojnë të përhapin virusin edhe pasi simptomat përfundojnë. Një tjetër faktor është edhe identifikimi, gjithnjë e më shumë i personave të prekur që nuk shfaqin simptoma. /tch/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTrump emëron Richard Grenellin si drejtor të përkohshëm të Qendrës Kennedy për Artet Performuese në Uashington
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
Trump thotë se armëpushimi duhet të anulohet nëse Hamasi nuk liron pengjet deri të shtunën
Mercenari serb vritet në luftimet në Kursk, ish-pjesëtari i ushtrisë serbe e pëson me jetë nga sulmi me dron
Bërthama e brendshme e Tokës mund të ketë ndryshuar formë, thonë shkencëtarët
Mësuesja godet me thikë për vdekje një tetëvjeçare në Korenë e Jugut
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht