LAJMI I FUNDIT:

Britania e Madhe pritet të rrit faturat e energjisë me 80 për qind

Britania e Madhe pritet të rrit faturat e energjisë me 80 për qind

Amvisëritë në Angli, Skoci dhe Uells nga 1 tetori do të përballen me fatura më të larta të energjisë, pasi rregullatori i energjisë elektrike dhe gazit Ofgem rriti shumën maksimale që furnizuesit mund të detyrojë konsumatorët.

Komisioni njoftoi se pas një rritje prej 54 për qind në muajin prill, qytetarët e Britanisë nga 1 tetori do të përballen me një rritje prej 80 për qind të faturave të tyre të energjisë. Kjo nënkupton se kostoja për një klient mesatar nga 1.971 funte në vit do të bëhet 3.549 funte.

Komisioni rregullator do të miratojë ndryshimin tjetër të kufirit të çmimeve në muajin janar për t’iu përgjigjur paqëndrueshmërisë së tregut. Më parë, kufiri i çmimit rishikohej çdo gjashtë muaj.


Pas njoftimit nga Ofgem, rregullatori u përball me reagime nga qytetarët e shqetësuar të cilët presin që qeveria të prezantojë masa për të ndihmuar familjet gjatë muajve të dimrit.

Kufiri i çmimit, i cili hyri në fuqi që nga viti 2019, u zbatua për të mbrojtur klientët nga çmimet e larta, por ajo çoi në humbjen e shumë furnizuesve të energjisë pasi nuk mund të reflektonin rritjen e çmimeve të energjisë në faturat e klientëve. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Ekonomi
Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Ekonomi
Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Ekonomi
POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Ekonomi
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Botë
Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Ekonomi
Kalo në kategori