LAJMI I FUNDIT:

Brian Tracy LIVE

Brian Tracy LIVE

Gjatë ditës Telegrafi do të ju sjell ngjarjet më të rëndësishme nga evenimenti i organizuar në Prishtinë...

17:05 Falimenderit për pjesëmarrje

16:57 Për të arritur sukses në jetë duhet ta ndryshoni veten në mënyrë krejtësisht pozitive

16:51 Nëse dëshironi me të vërtetë që ta përmbushni synimin, cilido qoftë ai, e i cili ka ndikimin më të madh në jetën tuaj, atëherë patjetër se do të arrini ta përmbushni atë


16:39 Mundohuni për çdo dit të bëni diçka në lidhje me përmbushjen e synimeve të vendosura

16:35 Synimet tuaja duhet të jenë të qarta dhe të shënuara në letër

16:29 Gjithmonë duhet të keni një qëllim më të madh, qëllimin kryesore i cili është gjithmonë mbi të gjitha qëllimet tjera

16:28 Një nga synimet më të mëdha të njëriut duhet të jetë i shkëlqyeshëm në më së paku një gjë

16:27 Nuk ka kufi për gjërat që mund të mësoni të bëni, bile sa më shumë që mësoni aq më shumë do të keni kapacitet për të mësuar

16:25 Duhet kohë e gjatë për të aritur në pikën në të cilën jeni të shkëlqyeshëm në atë që bëni

16:20 Duhet të jeni të shkëlqyeshëm në së paku një gjë ashtu që të jeni të suksesshëm në jetë

16:15 Vendosja e synimeve dhe shënimi i tyre na ndihmon që të marrim në kontrollë të ardhmen tonë dhe të dimë në cilin drejtim jemi duke shkuar

16:08 Teknologjia është duke ndikuar në masë të paparë mënyrën në të cilën jetojmë

16:05 Suksesi personal dhe menaxhimi i kohës – Suksesi dhe vendosja e synimeve

15:37 Pauza për kafe

15:35 Asnjë negociatë nuk është përfundimtare, e madje shumë negociata mund të konsiderohen edhe lojë

15:30 Një nga metodat e fuqishme për të fitiuar në negociata është nëse largoheni nga negociatat duke u bërë se jeni krejtësisht të pakënaqur me ofertën që u është bërë

15:25 Në negocim mund të përdoren taktika të ndryshme, për shembull "mund ta blej këtë më lirë në një shitore tjetër në skajin tjetër të qytetit", "huh çmimi është tepër i shtrenjtë" etj

15:20 Fillimisht duhet përqendruar në gjërat më të thjeshta – bazike

15:10 Gjatë negocimit për gjërat e mëdha më mirë është të filloh nga gjërat për të cilat pajtohen të dyja palët

15:06 Përgaditja është çelësi i suksesi

15:02 Në negocim është me rëndësi të dini saktë se çfarë dëshironi të arrini, ose cili pritni të jetë rezutati final

14:58 Opsionet janë shumë të rëndësishme për shkak se ju bëjnë më të fuqishëm jo vetëm në negocim por dhe përgjithësi në jetë

14:55 Mos lejoni që të udhëhiqeni nga impulsi

14:49 Koha është një element shumë kyç i negocimit

14:41 Pamundësia për të kontrolluar dëshirat mund të jetë e dëmshme për negocimin për produkin/shërbimin

14:39 Një nga gjërat më të rëndësishme në negocim është që të mbetemi të qetë, respektivisht të mbajmë emocionet nën kontrollë

14:35 Nuk mund të kini ndikim mbi dikënd pa pasur diçka që ai dëshiron

14:28 Është e dobishme të dimë se çfarë synon tjetri

14:26 Para se të hyni në negociata për diqka duhet të mësoni sa më shumë që është e mundur për produktin/shërbimin për të cilin dëshironi të negocioni

14:23 Duhet pasur kujdes që të dyja palët që negociojnë duhet të jenë të lumtura me atë që kanë arritur

14:21 Negocimi përveç që ka për qëllim marrjen e rezultateve më të mira ka për qëllim gjithashtu lënien e hapësirës për dialogët e ardhshëm

14:19 Negocimi i mirë sjell marëdhënie të mira në mes të kompanive

14:14 Ekziston dallimi në mes negocimit personal dhe negocimit biznes-biznes

14:10 Loja shpërblyese

13:00 – 14:00 Pauza e drekës

12:56 Për çdo gjë mund të negociohet, nese e gjeni personin e duhur për të negociuar

12:56 Bindja, negociatat dhe shkathtësitë e negocimit

12:55 Negocimi Biznes – Biznes

12:52 Jini i sjellshëm, i hareshëm

12:50 E ardhmja është më e mirë për ata që nuk ngurojnë të pyesin pyetje të çfarëdoshme për gjërat që kanë nevojë të dinë

12:48 Nuk duhet të nguroni që ta pyesni blerësin "Çka nuk po ju pëlqen tek produkti? A është çmimi?"

12:45 Shpesh "Do të mendoj për produktin…" do të thotë se blerësi nuk është i bindur se do ta blejë produktin

12:42 Për përmbylljen e shitjes shpesh mund të jetë vendimtar përdorimi i shprehjeve si "a është e qartë?", "unë do të përkujdesem për pjesën tjetër …" etj

12:35 Komunikimi është një shkathtësi që mund të mësohet sikurse ngasja e biçikletës ose shkrimi. Nëse jeni të gatshëm të punoni në këtë drejtim, me shpejtësi mund të përmirësoni kualitetin e secilës pjesë të jetës suaj.

12:30 Për shitje të suksesshme shpesh funksionin edhe ofrimi i alternativave, për shembull "cila nga këto dy ju pëlqen më shumë?"

12:27 Është shumë me rëndësi nëse doni të shisni diçka të mos nguroni të thoni "përse nuk po e blini" ose "përse nuk po e provoni"

12:20 Produktet dhe shërbimet shiten, nuk blehen

12:17 Pjesa e katërt – Përmbyllja e shitjes

12:15 Qëllimet ju mundësojnë që të kontrolloni drejtimin e ndryshimeve në favorin tuaj

12:11 Tregimi i tregimeve për shfrytëzuesit e kënaqur është shumë me rëndësi për bindjen e dikujt për ta blerë produktin që shisni

12:09 Njerëzit nuk e blejnë një produkt ose shërbim, për të cilin nuk mund ta paramendojnë veten duke e përdorur (të cilin nuk dinë ta përdorin)

12:07 Është me rëndësi të jeni pozitiv për punën që bëni, kur të zgjoheni në mengjes thuani "E dua punën time…"

12:04 Nuk ka rëndësi se prej nga vini. E gjitha që ka rëndësi është se ku jeni duke shkuar

12:03 Emocionet janë ngjitëse, nëse jeni shitës dhe keni emocione pozitive për produktin që shisni, edhe blerësit do të përfshihen në mënyrë emocionale me produktin që shisni

11:58 Nëse dëshironi të arrini gjëra me vlerë në jetën personale dhe atë profesionale , duhet të bëheni person me vlera në fushën e vetë-zhvillimit tuaj personal

11:53 Prezantimi gjithmonë mund të jetë më i mirë pa marrë parasysh se sa keni punar në të

11:52 Pjesa e tretë – prezantimi i suksesshëm i zgjidhjeve

11:51 Një nga vetitë e mira të njerëzve që arrijnë sukses është përgaditja e mirë

11:50 Vazhdimi i prezantimit

11:30 Pauza

11:15 Mund të bëheni individ edhe më i mirë duke ia vendosur vetës vazhdimisht standardet më të larta dhe duke bërë çdo gjë që është e mundur për ti arritur ato standarde

11:10 Çfarëdo që besoni me ndjenja bëhet realiteti juaj

11:00 Fituesit kanë zakon të prodhojnë pritjet pozitive për vetvetën përpara ngjarjeve

10:50 Çkado që presim me besim bëhet profecia e përmbushjes së pritjeve tona

10:45 Pjesa e dytë – Perspektiva – çelësi i suksesit

10:30 Investoni tre për qind të të hyrave personale në vetvetën (vetë-zhvillim) në mënyrë që ta keni të ardhmen e garantuar

10:20 Njerëzit nuk arrijn sukses me rastësi, por për shkak se e dinë se ku janë duke shkuar dhe për shkak se dinë qëllimin që dëshirojnë të arrijnë

10:10 Resursi juaj më i rëndësishëm është aftësia për të shitur shërbimet tuaja

10:00 Është me rëndësi që të mos koncentrohemi në gjërat mbi të cilat nuk kemi ndikim, për shembull mbi krizën botërore, për shkak se ajo është diqka që ju nuk mund ta ndikoni/ndryshoni

10:19 Nëse dëshironi të arrini gjërat për të cilat ia vlen të mundoheni në jetën personale dhe atë profesionale, duhet të bëheni person i cili ia kushton kohën vetë-zhvillimit

10:05 Njerez gjatë punës duhet të përqendrohen në punët të cilat kanë pasojat më të rënda.

09:49 Menaxhimi i kohes ka te beje shume me pasojat, respektivisht diqka eshte e rendesishme nese ka pasoja te renda ndersa nje gje tjeter nuk eshte aq e rendeshme nese nuk ka pasoja të mëdha.

09:45 Pjesa e parë – Dyfishimi i të ardhurave

09:45 Prezantimi do të filloj me pjesën për rritjen e shitjeve

09:45 Brian Tracy ne skene