Ndarja gjermane ndau shumë familje – motrat e vëllezërit u ndanë nga njëri-tjetri, fëmijët kishin halla dhe xhaxhallarë në pjesën tjetër të vendit. Ndërtimi i Murit në vitin 1961 do të kuptonte gjithashtu edhe në ambiente më të ngushta, drama të mprehta. Shumica e atyre që e vuajtën këtë në moshë të rritur në atë kohë, ose kanë vdekur ose janë shumë të moshuar. Në këtë mënyrë mendohet se nuk janë më të gjithë ata për të cilët ribashkimi ka qenë një dëshirë personale.
Ndarja për ta qe një gabim që sillte vuajtje, të cilat duheshin kapërcyer. Prandaj, gatishmëria e shumë gjermanoperëndimorëve për të ndihmuar të afërmit në Lindjen ekonomikisht shumë më të dobët, ishte e madhe. Ata dërgonin mijëra e mijëra pako kafeje, me fruta tropikale, me veshmbathje dhe çokollata të mira përtej kufirit të brendshëm gjerman, për në RDGJ.
Por, edhe fëmijët e këtij brezi e përjetuan në vitet 1970 dhe 1980 ndarjen gjermane si një situatë normale. Sepse, ata u rritën ose në Republikën Federale ose në RDGJ – dhe kështu jetuan në botë krejt të ndryshme.
Në Perëndim, të rinjtë e vitit 1968 papritur i pyetën prindërit e tyre për rolin e tyre në diktaturën naziste. Konceptet si “kombi” dhe “atdheu” papritmas u konsideruan të kapërcyera dhe filistine – internacionalizmi ishte në modë. Bashkimi Evropian ofroi një rrugëdalje të mirëpritur për çështjet e spostuara të fajit kombëtar. Kushërinjtë në Lindje në jetën e tyre të ngushtë, gri të diktaturës, jetonin shumë larg.
Pastaj erdhi revolucioni i vitit 1989, rënia e Murit të Berlinit dhe më pak se një vit më vonë ribashkimi gjerman. Por, kur mbaruan ethet e festimit, Lindja e humbi shpejt përsëri rëndësinë. Edhe sot, 20 për qind e gjermanoperëndimorëve nuk e kanë vizituar kurrë Lindjen e Gjermanisë!
Pas “Kthesës”, siç u quajt ndryshe revolucioni i vitit 1989, vërtet që nga Perëndimi u derdhën qindra miliarda në zhvillimin e pjesës lindore të rrënuar të vendit. Por, kthesa për shumë gjermanë të Lindjes fillimisht kishte kuptimin e papunësisë – një në dy vetë humbi vendin e punës. Perëndimi që u hodh mbi ta, i cili vinte erë kaq të mirë në paketat perëndimore dhe që kishte premtuar parajsën, në realitet rezultoi një shoqëri e konkurrencës së pamëshirshme. Përfytyrimi idealist u venit shpejt. Ata që nuk mundnin ose nuk donin ta mbanin ritmin, u tërhoqën dhe filluan ta zbukurojnë në tregime RDGJ.
Edhe partitë e humbën interesin për integrimin brenda-gjerman. Megjithëse paraqiteshin me krenari të dhëna ekonomike, se gjithçka ishte në përmirësim, gjë që ishte e vërtetë: askush nuk guxoi të debatojë për gabimet e kthesës dhe për humbësit e vërtetë të saj.
Në Perëndim, shumë nuk donin të dëgjonin dhe i quanin vëllezërit dhe motrat e tyre në Lindje “qaramanë lindorë”: ata duhet t’u jepnin fund historive pa fund negative. Kjo në një kohë kur gjermanët e Lindjes donin të flisnin vetëm për atë se si ndiheshin kur u zgjuan, si të thuash sa të hapësh e mbyllësh sytë, në një vend tjetër, me rregulla dhe ligje krejt të vetat dhe deri atëherë të panjohura për ta. Në fund të fundit, RDGJ hyri më 3 tetor 1990 në RFGJ, pra u shpërnda si shtet.
Të dy brezat – brezi i ndërtimit të Murit dhe brezi i rrëzimit të Murit – përjetuan shumë dhe pësuan shumë. Një pjesë e përjetimeve janë ende të parivlerësuara. Por, gjërat e parivlerësuara – kështu na mëson historia – nuk zhduken: ato trashëgohen.
Partia populiste e djathtë, “Alternativa për Gjermaninë”, e ka kuptuar këtë parim dhe e ka përdorur tashmë për vete. “Përfundoni Kthesën!” kjo është një parullë qendrore e saj në zgjedhjet në Lindje. Referimi te viti 1989 me sa duket pati sukses, sepse AFD-ja shënoi rezultate rekord në zgjedhje – veçanërisht te të rinjtë.
Ende ribashkimi, historia e Kthesës nuk ka përfunduar: ajo për të cilën nuk munden më apo nuk duan të flasin prindërit dhe gjyshërit është tani detyra e fëmijëve, e nipërve dhe mbesave.
A do ta pranojnë dhe si do ta pranojnë ata këtë trashëgimi, kjo do të ketë rëndësinë e vendosjes së piketave në rrugën e bashkëjetesës midis gjermanëve lindorë dhe atyre perëndimorë. Revolucioni paqësor dhe ribashkimi ishin dhe mbeten momente të lumtura të gjermanëve. Kjo histori duhet të vazhdojë të tregohet – dhe ata që e tregojnë të jenë e njëjta anë.
Nga ana tjetër, duhet guxim dhe vullnet politik për të folur për problemet e kohës së Kthesës. Do të ishte për të ardhur keq që t’ua lëmë këtë kapitull të historisë atyre që duan ta shfrytëzojnë në radhë të parë për luftën për pushtet politik. Lindja dhe Perëndimi nuk duhet të lejojnë më kurrë që t’i ndajnë! /DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGjesti në gjendje të rënduar emocionale, kërkon të largohet nga Big Brother VIP Albania 4
Stoilkoviq do ta përmirësojë tekstin ku shkruan "Kosova dhe Metohija": Si serb kurrë nuk do ta pranoj Republikën e Kosovës
Befasohet Drenusha, 'Vëllai i Madh' ia lëshon këngën e saj të famshme që dikur ishte hit
"Parashqevi Simaku është shtrirë në spitalin psikiatrik", Ilirjani tregon gjendjen e saj: Nuk është mirë, ka pësuar një krizë - s'mund ta ndihmonim më
Dyshohet se keqpërdorën kartela bankare dhe tërhoqën mjete nga skema pensionale - arrestohen dy të dyshuar
Redon Berani: Luizi gjeti grua, Neda burrë ndërsa unë një motër në Big Brother VIP Albania
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
"Parashqevi Simaku është shtrirë në spitalin psikiatrik", Ilirjani tregon gjendjen e saj: Nuk është mirë, ka pësuar një krizë - s'mund ta ndihmonim më
Gjesti i shprehet Eglit për Xhenetën: E kam të vështirë, e kam dashur vërtet atë vajzë
"Të vjen inati që s'ta kam dhënë, shko merre te Bernardi", Jozi i drejtohet me metaforë banale Gjestit në Big Brother VIP Albania
Sondazhi i parë i Valicon për zgjedhjet e 9 shkurtit, këto janë rezultatet
"Burgim i përjetshëm", avokati Syla: Në aktakuzë Naim Murseli konsiderohet si bashkautor, jo porositës
“Nuk kam pëlqim për asnjë vajzë në shtëpi”- Egli shpërthen në lot pas deklaratës së Gjestit