Chelsea ka fituar me rezultat minimal 1-0 në udhëtim te Brentfordi në ndeshjen e vlefshme për javën e tetë në Ligën Premier.

Blutë e Londrës kanë arritur t’i kthehet fitores, pasi kanë mposhtur Brentfordin pas humbjes javën e fundit nga Manchester City.


Goli i vetëm në këtë fitore të ekipit të Thomas Tuchel erdhi në minutën e 45-të dhe u shënua nga Ben Chilwell.

Megjithatë, lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte portieri Edouard Mendy, i cili pas disa pritjeve bravuroze u notua me 8.1.

Në anën tjetër, nota më e ulët e takimit shkoi për anësorin e vendasve, Sergi Canos, i cili u vlerësua me notë 6.2.

Notat e lojtarëve

/Telegrafi/

telegrafi sport app