Një tren i vetëm ka evakuuar më shumë se 3000 pacientë që nga fillimi i pushtimit rus, sipas ministrisë së shëndetësisë të Ukrainës.

Ajo që filloi si një tren me katër lokomotiva në mars të vitit 2022 është dyfishuar në madhësi, duke përfshirë reparte të plota dhe një karrocë të kujdesit intensiv.


Treni drejtohet nga shoqata bamirëse, “Mjekët pa Kufij” në bashkëpunim me qeverinë dhe ka staf nga anesteziologë, kardiologë, infermierë të kujdesit intensiv dhe një përkthyes.

Christopher Stokes, koordinatori kryesor i urgjencës, tha se kishte një "lidhje shumë të fortë emocionale" midis pacientëve dhe stafit.

Në të njëjtën deklaratë, ata cituan kreun e trenit, Igor Komarov të ketë theksuar natyrën e ndjeshme ndaj kohës së punës së tyre. "Ndonjëherë ka një hendek të vogël kohor midis bombardimeve," tha ai.

"Ne duhet t'i dërgojmë shpejt pacientët në një vend të sigurt. Mbi të gjitha kujtohen fëmijët me amputime dhe lëndime të rënda", pohoi Komarov

Ndryshe, treni gjithashtu është shfrytëzuar për t’i kthyer njerëzit në shtëpitë e tyre në zonat si Khersoni. /Telegrafi/

338190298 6171453029578363 2209358711659710835 n 1

337550545 545598564381263 1941311519634386044 n

337717513 549134414018241 259394568711887284 n

338218655 1391984591654710 1501258400934965263 n

338370589 1534010943674704 4028855442809694133 n

338337604 194405709983564 209623609949928406 n