Vëmendje! Të gjithë ata që mendojnë se Kate Middleton dhe Princi William jetojnë brenda Pallatit Buckingham, rezulton se kjo nuk është e vërtet!

Kate dhe William zakonisht jetojnë në një apartament në Pallatin Kensington, por kohët e fundit, ata kanë kaluar shumicën e kohës në shtëpinë e tyre në fshat, Anmer Hall.


Në të kaluarën, Kate dhe William rrinin në Anmer Hall vetëm gjatë pushimeve dhe fundjavave, kur fëmijët e tyre nuk ishin në shkollë. Por ata kanë kaluar më shumë kohë se zakonisht aty gjatë pandemisë së coronavirusit, kështu që është koha që ne të mësojmë më shumë për këtë shtëpi.

gettyimages 849336716 1618940669 Foto: GettyImages

Ajo iu dha William dhe Kate nga Mbretëresha

Ndërsa tjerët marrin çeqe të vogla parash nga gjyshet, Mbretëresha i dha William dhe Kate një shtëpi si dhuratën për dasmën. Rezulton se 1.5 milion paund duheshin shpenzuar për rinovimin e pronës për dukën dhe dukeshën, duke përfshirë: një çati, kuzhinë dhe shumë pemë për t'u siguruar se William dhe Kate kishin privatësi të bollshme.

gettyimages 854456592 1618940642 Foto: GettyImages

E gjithë kjo punë dha rezultat sepse William dhe Kate kanë kaluar shumë kohë në Anmer Hall! Në fakt, ata në të vërtetë jetuan atje me kohë të plotë nga viti 2013 deri në 2017 kur William ishte pilot dhe u zhvendos vetëm në Pallatin Kensington në mënyrë që Princi George të fillonte shkollën dhe ata të ishin më afër disa prej angazhimeve mbretërore.

gettyimages 476052574 1618940985

Po, ka disa foto nga brenda!

Falë William dhe Kate që lidheshin në video thirrje gjatë gjithë pandemisë ashtu si ne të tjerët, ne kemi kapur pamje brenda disa dhomave të tyre.

Le të shohim, kemi atë që duket të jetë dhoma e punës së William:

screen shot 2020 06 11 at 10 40 51 1591868469 Foto: Youtube

Dhoma e ditës:

screen shot 2021 01 18 at 9 15 41 am 1610979511 Foto: Instagram

Pjesa e jashtme e pronës:

gettyimages 1210843168 Foto: GettyImages

Por, a mund të vizitohet?

Jo! Padyshim që shtëpia private e Kate dhe William nuk është e hapur për publikun. /Telegrafi/