LAJMI I FUNDIT:

Brenda Klinikës Infektive: Lufta mes jetës dhe vdekjes të pacientëve me COVID-19

Brenda Klinikës Infektive: Lufta mes jetës dhe vdekjes të pacientëve me COVID-19

Kosova po shënon ditëve të fundit rritjen më të madhe të numrit të të vdekurve dhe të infektuarve nga coronavirusi i ri. Radio Evropa e Lirë ka qëndruar një ditë brenda Klinikës Infektive nga ku çdo mbrëmje raportohet për të vdekur e disa qindra të infektuar me COVID -19.

Frymëmarrja e vështirësuar e pacientëve dhe zhurma e pajisjeve që i ndihmojnë ata për të marrë frymë, janë të vetmet gjëra që dëgjohen.

Në secilën dhomë të Infektivës në Prishtinë mjekët po bëjnë maksimumin për të shpëtuar sa më shumë jetë, në kohën kur numri i të vdekurve po rritet çdo ditë.


Nuk dëgjohet asgjë tjetër përveç frymëmarrjes së vështirësuar të pacientëve me COVID-19 dhe zhurma e pajisjeve që i ndihmojnë ata për të marrë frymë.

Edhe nëse ndonjë pacient shërohet të tjerët zënë vendin e tyre po të njëjtën ditë, sidomos pacientët që vijnë nga spitalet e qyteteve të tjera.

69 vjeçari Haki Retkoceri ka dy javë që është shtrirë në këtë klinikë bashkë me gruan e tij, pasi rezultuan pozitivë me COVID-19.

“Unë në mëngjes isha në shtëpi, duke fjetur. Kur u zgjova më kapi fyti. Kam qene shumë në rrezik. Nuk di ndoshta organizmi i secilit dallon, siç po dëgjoj këtu, jo  e preku këtu, jo këtu. Mua më kapi këtu  në fyt), ma bëri varrë. Nuk mundja as ujë të pija”, thotë Retkoceri, përcjell Telegrafi.

Ai dhe gruaja e tij tashmë janë shëruar dhe presin të shkojnë në shtëpi, por në dhomat e tjera të klinikës po luftojnë me sëmundjen.

“Ne hyjmë, se çdo dhomë e ka ballkonin dhe derën. Ne hyjmë për derën e ballkonit, e hapim dhe e ajrosim dhomën. Ambienti është i hapur në mënyrë që rrezikimi të jetë më i vogël. Si terapia, vizitat, ushqimi, pastrimi, gjithçka bëhet përmes ballkonit”, tha infektologu Murat Mehmeti, i cili tha se në Repartin A të Klinikës Infektive, ku ai punon, nuk ka vend për pacientë të tjerë.

“Asnjëherë nuk zbret numri i pacientëve nën 100. Po flas për repartin ku jam unë, i cili gjithmonë është i mbushur plot pacientë. Edhe nëse lëshohet një pacient, menjëherë vjen pacienti tjetër…”, tha ai.

Shtretërit me pacientë me COVID-19 janë mbushur edhe në klinikat e tjera të QKUK. Infektologu Sali Ahmeti tregon se pacientët që kanë nevojë për respiratorë, qoftë për intubim eventual, vendosën në një hapësirë te veçantë në Mjekësinë Sportive, ku aktualisht janë të sëmurët me gjendje me të rëndë.

Ahmeti tregon pse është rritur numri i të infektuarve dhe të vdekurve me COVID-19 në Kosovë.

“Në muaji e fundit kemi pasur një qasje krejt tjetër, një mospërfillje të coronavirusit, pa fobinë e ditëve të para dhe kjo ka bërë që qytetarët të mos përfillin masat mbrojtëse sa duhet. Shumë pak i kanë përfillur. Në anën tjetër marrim pacientë me gjendje më të rëndë, sepse nuk vijnë me kohë për trajtim… Përveç  pacientëve, edhe mbi 350 punëtorë shëndetësorë janë te prekur me coronavirus”, tha Ahmeti.

Nga gjysma e muajit mars, kur në Kosovë u paraqitën rastet e para të infektuave me coronavirus, janë regjistruar më shumë se 4000 raste të prekur më këtë virus. Prej tyre rreth kanë 100 vdekur dhe rreth 2000 të shëruar.  /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Kalo në kategori