Në një garazh që ndodhet në Teksas të Shteteve të Bashkuara, është dashur të intervenohet për të larguar një krokodil gjigant.

Doug Dallmer sapo e ka hapur derën, ka vërejtur diçka që lëvizte në skaj, derisa e ka parë reptilin të gjatë 2.6 metra, transmeton Telegrafi.


Në video mund të shihet momenti, kur ai i hedh disa gjësende mbi krokodilin, në përpjekje që ta frikësojë dhe të largohet.

Por, është dashur që të kërkohet ndihma e organizatave që merrem me mbrojtjen e kafshëve, për ta larguar zvarranikun  që peshon 136 kilogram.

Mësohet se krokodili ka rezistuar shumë, duke sulmuar dhe lëshuar zëra, por është arritur të ndalohet. /Telegrafi/