LAJMI I FUNDIT:

Bregu: RCC ndihet krenare për arritjen e rezultateve, të cilat janë të prekshme, konkrete, për qytetarët e Ballkanit Perëndimor

Bregu: RCC ndihet krenare për arritjen e rezultateve, të cilat janë të prekshme, konkrete, për qytetarët e Ballkanit Perëndimor

Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC) është vlerësuar nga European Western Balkans për përkushtimin e tij të vazhdueshëm, për të ardhmen evropiane të rajonit, forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe lidhjen mes ekonomive të rajonit, përmes realizimit të Roamingu-ut falas në Ballkanin Perëndimor, si dhe për punën e bërë për avancimin e bashkëpunimit ekonomik në Ballkanin Perëndimor.

“Faleminderit European Western Balkans që zgjodhët të nderoni RCC me këtë çmim. Jam e kënaqur dhe e emocionuar sepse nuk ndodh çdo ditë që puna, mundi dhe përkushtimi të njihet e vlerësohet kështu. Ne jemi me të vërtetë ballkano-perëndimorë evropianë, një organizatë rajonale që ndihet krenare për arritjen e rezultateve të prekshme për qytetarët tanë. RCC punon në fushën e politikave – çka nuk shihet e nuk perceptohet dot lehtë nga publiku i gjerë. Por, gjithçka që bëjmë ka për qëllim përmirësimin e jetës së qytetarëve të Ballkanit Perëndimor dhe afrimin e tyre një hap më pranë njëri-tjetrit dhe me Evropën. Ndaj krenohemi që kemi një rol të rëndësishëm në mundësimin e Roaming-ut falas në Ballkanin Perëndimor, ndërsa po punojmë edhe për uljen e kostove të roaming-ut ndërmjet BE-së dhe rajonit tonë. Dhe kjo nuk është pika e vetme në axhendën tonë. Është edhe njohja reciproke e kualifikimeve profesionale dhe akademike në të gjithë rajonin, udhëtimi i lirë për qytetarët brenda Ballkanit Perëndimor vetëm me karta identiteti, janë nismat për mjedisin që kanë krijuar axhendën tonë të gjelbër rajonale, dixhitalizimi i vazhdueshëm, fuqizimi i grave dhe të rinjve për të ndaluar ikjen e trurit jashtë rajonit, etj. Të gjitha këto bëhen në një qasje rajonale, për një rajon më të mire”, tha Majlinda Bregu sekretare e përgjithshme e Këshillit për Bashkëpunimin Rajonal,  në ceremoninë e ndarjes së çmimeve.

Çdo vit, European Western Balkans (EWB) vlerëson individë dhe organizata për kontributin e tyre në integrimin evropian të rajonit. Çmimi u krijua në vitin 2019, me rastin e pesëvjetorit të portalit. Marrësi i parë i çmimit ishte ministri i atëhershëm i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Nikola Dimitrov, ndërsa për vitin 2020, deputetja e Parlamentit Evropian Tanja Fajon.


Nemanja Todoroviq Shtiplija, kryeredaktor i European Western Balkans tha: “Kjo është hera e parë që çmimi vjetor i EWB i jepet një organizate, përkatësisht Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal. Ne besojmë se përpjekjet kolektive që RCC ka bërë për evropianizimin dhe integrimin ekonomik të rajonit që nga krijimi i tij në 2008, kanë formësuar në mënyrë të pakthyeshme Ballkanin Perëndimor për mirë. Një nga pikat kryesore të këtij viti ka qenë prezantimi i Roam-Free-Western-Balkans. Së bashku me iniciativat që RCC ka iniciuar gjatë pandemisë COVID-19 dhe punën në drejtim të Tregut të Përbashkët Rajonal, këto aktivitete tregojnë se sa i domosdoshëm është bërë roli i tyre në rajon. Shpresojmë që ky çmim të jetë një kontribut i vogël në motivimin e tyre për të vazhduar punën e tyre të rëndësishme”.

Në trend Lajme

Më shumë
Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Lajme

"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit

Politikë
Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Lajme
Babai i Hashim Thaçit përsëri në spital, avokati Misetic: Specialja ia ka refuzuar kërkesën për vizitë

Babai i Hashim Thaçit përsëri në spital, avokati Misetic: Specialja ia ka refuzuar kërkesën për vizitë

Lajme
Cilat janë simptomat e depresionit, çfarë thotë psikologia Qenaj?

Cilat janë simptomat e depresionit, çfarë thotë psikologia Qenaj?

Shëndetësi
Gjykimi i të akuzuarit për masakrën në Burgun e Dubravës, dëshmitari: Nja gjashtë herë më kanë qitë me m'vra

Gjykimi i të akuzuarit për masakrën në Burgun e Dubravës, dëshmitari: Nja gjashtë herë më kanë qitë me m'vra

Drejtësi
Kalo në kategori