“Pika e kuqe në hartë do të thotë të shtëna, kështu që përmes këtij sinjali mundohem ta shmangi atë zonë”, thotë Leonardo Duarte, që punon në terren për klinikën e rehabilitimit në Rio de Janeiro.
Të shtënat dhe dhuna janë të zakonshme në zonën Vigario Zeral, zonë e varfër ku mbizotërojnë narko-bandat. Për të shmangur rrezikun, Duarte ka një strategji: “kurrë mos dilni pa i kontrolluar të dhënat në telefon që tregojnë zonat ku ka krim”, transmeton Telegrafi.
Numri i banorëve të Rios është duke u rritur dita ditës si dhe parapaguesit e ueb-faqeve të ndryshme si Basta de Violence dhe Realidade do Rio de Janeiro, që përcjellin aktivitetet kriminale që ndodhin në zona të caktuara.
Këto dy burime të informacioneve në kohë reale ofrojnë informata për të gjitha aktivitetet e dhunshme. Duarte thotë se azhuron lajme dhe i shpërndanë nëpër grupe në rast se vjen deri te ndonjë përleshje.
“Informacionet i shpërndajë nëse shoh diçka të dyshimtë”, ka shtuar ai.
Informacionet për të shtënat Duarte i merr nga aplikacioni “Onde Tem Tiroteio mobile” (OTT apo ja ku ka të shtëna), që dërgon sinjal që paralajmëron për aktivitete kriminale në Rio de Janeiro.
Njëri nga themeluesit e aplikacionit Denis Koli, ka deklaruar se ai dhe miqtë e tij azhurojnë aplikacionin që çdo ditë paralajmëron miliona banorë nga 80 deri në 100 herë, për aktivitetet kriminale që ndodhin në zona të caktuara.
Kështu ata i shpërndajnë këto informacione nëpërmjet Facebook, Tëitter, Instagram, WhatsApp dhe Telegram. OTT shmang informatat zyrtare të organeve të sigurisë. Kështu në vend të tyre ai bazohet në numrin e të shtënave dhe analizon raportet anonime të shpërndara nga dymijë persona në WhatsApp që OTT i konsideron si të besueshëm.
Katër themeluesit e aplikacionit, kishin qenë viktima të sulmeve brutale para se të vetëfinanconin projektin që ndihmon dhe shpëton mijëra jetë njerëzish në ditë. Në vitin 2015, Kolit ia kishin drejtuar revolen duke e detyruar të ndalë veturën që ia vodhën për ta përdorur për kontrabandim të drogës. Dy vite pasi që lansoi aplikacionin, ai pranon se frikësohet edhe më shumë, por shtoi se të dhënat e aplikacionit i ndihmojnë të shmangë zonat problematike. Një aplikacion i ngjashëm është edhe Fogo Kruzado që është themeluar nga Amnesty International.
Derisa Jakira da Konkeicao shikon telefonin e mençur, dëgjohet audio incizimi që e paralajmëron si dhe shfaqen fotografitë në WhatsApp. Ajo urren të shikoj trupat e pajetë të anëtarëve të bandave, por thotë se e ka të vështirë ta shmang një gjë të tillë.
Kur muaj më parë shpërtheu lufta mes narko-bandave në një park në afërsi të shtëpisë së saj, ku edhe iu vë flaka katër autobusëve, ajo ishte dëshmitare e kësaj ngjarje të tmerrshme të cilën e transmetoi live në Facebook. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Bora mbulon Stambollin - anulohen fluturimet, "e hëna dita më e ftohtë e vitit"

Një i vdekur dhe disa të plagosur pas një sulmi me thikë në Mulhouse

Vota në Kombet e Bashkuara: A do të kalojë rezoluta amerikane apo evropiane për Ukrainën?

SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

Zelenskyt iu referua si diktator, por çfarë tha Trumpi kur u pyet nëse mendonte se edhe Putini ishte i tillë?

Mes kërcënimeve nga Rusia dhe një tërheqje të mundshme të SHBA-së, NATO zhvillon stërvitjen më të madhe luftarake për 2025

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit