Brazili nuk e ndryshon qëndrimin ndaj pavarësisë së Kosovës

Ambasadorja e sapoemëruar e Brazilit në Beograd, Izabel Christina de Azevedo Hevert tha sot në një takim me Ministrin e Jashtëm serb Ivica Daçiq se qeveria braziliane nuk do të ndryshojë qëndrimin e saj rreth njohjes së pavarësisë së Kosovës.
Hejvert shprehu shpresën se trendi pozitiv i bashkëpunimit në mes të Serbisë dhe Brazilit do të vazhdojë edhe në të ardhmen, bën të Ministria serbe e Punëve të Jashtme.
Kryediplomati serb takimin me zyrtaren braziliane e përdori edhe për të falenderuar Brazilin për mbështetjen e plotë që ky vend i ka ofruar Serbisë në aspektin e Kosovës, e cila siç bën të ditur zyra për media e Daçiqit u konfirmua së fundmi duke votuar kundër anëtarësimit të Kosovës në UNESCO.
Nga
Telegrafi
16/03/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




















































