Brazili kalon në çerekfinale pas fitores ndaj Meksikës
Kombëtarja e Brazilit ka fituar me rezultat 2-0 ndaj Meksikës në ndeshjen e vlefshme për 1/8-tën e Kupës së Botës "Rusia 2018".
Selecao kanë fituar në ndeshjen e tyre përball Meksikës për të siguruar kalimin tutje në çerekfinale.
Pjesa e parë e ndeshjes u dominua nga Brazili, të cilët menaxhuan me lojën, topin dhe krijuan shumë raste shënimi për gol.

Rastet më të mira ishin ai i Neymar (25') dhe Gabriel Jesusit (33'), por asnjëra nuk arriti ta gjej rrugën e rrjetës dhe skuadrat shkuan pa gola në pushim.
Në pjesën e dytë, brazilianët u hodhën në sulm me të gjitha forcat dhe arritën ta gjejnë golin pas vetëm gjashtë minutave lojë me anë të Neymar, i cili shënoi nga afërsia për 1-0 pas asistimit të Willian.

Pas këtij goli të brazilianëve, Meksika u mundua disa herë të gjej golin e barazimit, por ishin përsëri Selecao që gjetën rrjetën për të siguruar fitoren.

Luhej minuta e 88-të e ndeshjes, kur Roberto Firmino shënoi nga afërsia për 2-0 pas asistimit të Neymarit dhe vulosi fitoren dhe rezultatin përfundimtar të ndeshjes.
Brazili me këtë fitore kalon në çerekfinale të Kupës së Botës, ndërsa aty do të takohet me fituesin e ndeshjes Belgjikë-Japoni. /Telegrafi/
https://www.dailymotion.com/video/x6netft
https://www.dailymotion.com/video/x6new7z





























