Ylli shqiptar, Brajan Gruda ka përfunduar në listën e dëshirave të klubit të njohur të Ligës Premier, Brighton.

Sulmuesi anësor 20-vjeçar është njëri nga emrat më të talentuar në futbollin gjerman, pasi ka shkëlqyer me skuadrën e Mainz në Bundesliga.


Paraqitjet e tij të mira me Mainz dhe ekipin e Gjermanisë U-21 kanë bërë që Gruda të shihet si një transferim i mundshëm për klubet e mëdha gjermane.

Megjithatë, anësori këmbëshpejtë ka përfunduar gjithashtu në radarin e klubit të njohur të Ligës Premier.

Sipas ekspertit të transferimeve Fabrizio Romano, Gruda është një nga objektivat “ëndërr” të Brighton këtë verë.

brajan gruda 2

Romano shton se marrëveshje nuk do të jetë aspak e lehtë pasi Mainz planifikon ta mbajë Grudën në klub, por Brighton e ka diskutuar emrin e tij brenda bordit.

Çmimi i lojtarit shqiptar është 20 milionë euro. /Telegrafi/

telegrafi sport app