Martin Braithwaite ditë më parë ka kompletuar transferimin te Barcelonga nga Leganes për 18 milionë euro.

Sulmuesi danez ka debutuar menjëherë me klubin e tij të ri në ndeshjen ndaj Eibar, ku Barcelona fitoi me rezultat të thellë 5:0.


Ishte një debutim i suksesshëm i sulmuesit, pasi asistoi në dy golat e fundit të shënuar nga Messi dhe Arthur.

Pas ndeshjes danezi ka folur për mikpritjen që i është bërë te Barcelona.

“Jam ndjerë shumë mirë këtu, i rrethuar nga futbollistë fantastikë, provova të vrapoja e lëvizja, ajo që duhet të bëj dhe shokët e skuadrës me gjenin, ndaj ishte shumë mirë dhe jam i lumtur”, ka deklaruar Braithwaite.

GettyImages 1208040612 Martin Braithwaite. (Photo by Alex Caparros/Getty Images)

“Duartrokitjet kur hyra në fushë ishin speciale, është diçka që e kam parë në televizor kur isha i vogël se si vepronin tifozët me lojtarët e rinj dhe tani për mua është diçka e pabesueshme. Jam shumë krenar”, tha danezi.

28-vjeçari ka folur edhe për marrëdhënien e tij me gjeniun Lionel Messi, duke thënë se nuk do ta laj më fanellën që kishte veshur pas përqafimit që i bëri argjentinasi.

GettyImages 1207985051 Barcelona. (Photo by Alex Caparros/Getty Images)

“Messi më ka mirëpritur shumë mirë, është një djalë fantastik. Ai u mundua që të ndjehesha sa më komod në fushë duke më kërkuar me pasimet e tij”.

“Nuk do të laj me fanellën pas përqafimit që më dha (qesh). Sinqerisht, jam shumë i lumtur që isha në gjendje t’i jepja një asistim Messit”, përfundoi sulmuesi danez. /Telegrafi/

telegrafi sport app