Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), së bashku me iniciativën WE për Gratë Sipërmarrëse në Kosovë, kanë nisur programin “WE Finance”, një iniciativë që ka për qëllim përmirësimin e qasjes së grave ndërmarrëse në financa.
Kjo nismë ka për qëllim krijimin e mundësive të barabarta për gratë në biznes që të kenë qasje në financa dhe gjithëpërfshirje.
Presidentja Vjosa Osmani tha se një sfidë që vazhdon të shfaqet është barriera e vazhdueshme që gratë sipërmarrëse hasin globalisht në qasjen në financa, raporton KP.
“Biznesi nuk është thjesht çështje drejtësie dhe barazie. Ai është gjithashtu një katalizator për rritje më të gjerë ekonomike, progres shoqëror dhe zhvillim të qëndrueshëm. Kur gratë kanë mundësi të barabarta për të lulëzuar, shoqëritë lulëzojnë gjithashtu.
Ndërsa dëgjojmë për shumë pengesa me të cilat përballen gratë në fusha të ndryshme të jetës, një sfidë që vazhdon të shfaqet është barriera e vazhdueshme që gratë sipërmarrëse hasin globalisht në qasjen në financa. Pavarësisht kontributit të tyre të jashtëzakonshëm në biznes dhe inovacion, ndërmarrjet e udhëhequra nga gratë shpesh hasin vështirësi për të siguruar financim në të njëjtin nivel si homologët e tyre meshkuj”, tha Osmani.
Osmani theksoi se lansimi i nismës WeFinanceCode në Kosovë përfaqëson një moment historik të rëndësishëm, jo vetëm për Bankën Qendrore dhe BERZH-in, por për mbarë shoqërinë dhe gjithë vendin tonë.
“Lansimi i nismës WeFinanceCode në Kosovë përfaqëson një moment historik të rëndësishëm, jo vetëm për Bankën Qendrore dhe BERZH-in, por për mbarë shoqërinë dhe gjithë vendin tonë. Si një nga 30 vendet pilote në mbarë botën, Kosova ka një mundësi unike për të qenë në ballë të ndryshimit për gratë sipërmarrëse, duke forcuar lidershipin institucional, përmirësuar mbledhjen e të dhënave financiare të ndara sipas gjinisë dhe duke zbatuar veprime konkrete”, theksoi Osmani.
Sipas saj kjo nismë do të krijojë një ekosistem financiar më gjithëpërfshirës dhe një mjedis mbështetës ku gratë sipërmarrëse mund të zhvillohen.
Të premten është bërë edhe nënshkrimi i Memorandumit të mirëkuptimit ndërmjet Bankës Qendrore dhe Agjencisë se Regjistrimit të Bizneseve – Avancimi i Infrastrukturës së të Dhënave.
Guvernatori i BQK-së, Ahmet Ismaili tha se fokusi në kuadër të këtij projekti do të jetë përmirësimi i infrastrukturës së të dhënave, lehtësimi i qasjes në financa dhe nxitja e përfshirjes financiare, veçanërisht për gratë në biznes.
“Nisma WeFinance tashmë është duke u zbatuar nga mbi 30 banka qendrore dhe vende në mbarë botën. Kosova, përmes institucionit që unë drejtoj, Bankës Qendrore të Kosovës, ka marrë një rol udhëheqës në këtë nismë. Duke parë përpara, në dy vitet e ardhshme, ne do të punojmë së bashku për të avancuar dialogun si liderë në sektorin financiar. Fokusi ynë do të jetë përmirësimi i infrastrukturës së të dhënave, lehtësimi i qasjes në financa dhe nxitja e përfshirjes financiare, veçanërisht për gratë në biznes, ndërkohë që punojmë drejt një ekosistemi financiar më gjithëpërfshirës për të gjithë”, tha Ismaili.
Përveç kësaj, Ismaili potencoi se përmes këtij projekti, BQK synon të zhvillojë një panel treguesish, i cili sipas tij do të gjurmojë dhe të raportojë mbi indikatorët kyç të përfshirjes financiare.
“Ky projekt është në përputhje me planin strategjik të Bankës Qendrore, ku i kushtohet një fokus i madh përmirësimit të qasjes në financa dhe përfshirjes financiare, promovimit të mbrojtjes së konsumatorit dhe forcimit të edukimit financiar – veçanërisht për grupet e nënpërfaqësuara, si gratë sipërmarrëse. Përmes këtij projekti, Banka Qendrore synon të zhvillojë një panel treguesish, i cili do të gjurmojë dhe do të raportojë publikisht mbi indikatorët kyç të përfshirjes financiare.
Këto panele do të na mundësojnë gjithashtu monitorimin e rregullt të progresit dhe ndarjen e të dhënave mbi pjesëmarrjen e grave në industrinë financiare, duke ofruar transparencë dhe llogaridhënie në përpjekjet tona”, potencoi Ismaili.
Shef i BERZH-it në Kosovë, Sergiy Maslichenko u shpreh se gratë janë agjente kyçe të ndryshimit dhe se sipas tij duke u ofruar atyre qasje të barabartë në financa, mund të ndërtojmë një të ardhme më gjithëpërfshirëse dhe më të qëndrueshme për të gjithë.
“Në BERZH, e kuptojmë se barazia gjinore nuk është vetëm një qëllim në vetvete. Ajo është një element thelbësor për të nxitur rritjen dhe inovacionin. Gratë janë agjente kyçe të ndryshimit dhe, duke u ofruar atyre qasje të barabartë në financa, mund të ndërtojmë një të ardhme më gjithëpërfshirëse dhe më të qëndrueshme për të gjithë.
Megjithatë, duke qenë të përfshirë për një kohë të gjatë në mbështetjen e bizneseve të drejtuara nga gratë, jemi gjithashtu të vetëdijshëm për sfidat që vazhdojnë të ekzistojnë. Ndërsa gratë aspirojnë të jenë sipërmarrëse në një shkallë të ngjashme me burrat, ato përballen me pengesa të mëdha që kufizojnë aftësinë e tyre për të realizuar potencialin e tyre, tha Maslichenko.
Vitin e kaluar, Banka Qendrore e Kosovës dhe BERZH-i kanë nënshkruar një marrëveshje për të mbështetur këto politika në kuadër të kodit WeFinance. Që atëherë është organizuar një punëtori me institucionet financiare, dhe në fillim të këtij viti, është ndryshuar udhëzimi për regjistrin e kredive, i cili adreson disa nga nevojat e këtij projekti. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Kreu i ZRRE-së: Nëse deri sot keni paguar 50 euro për rrymën, nga prilli do të paguani 58 euro

Freskoni karrierën tuaj këtë pranverë me Telegrafi Jobs!

Coca-Cola HBC Kosova dhe Kolegji UBT vazhdojnë bashkëpunimin e suksesshëm për vitin e dytë radhazi

Kreu i ZRRE-së: Nëse deri sot keni paguar 50 euro për rrymën, nga prilli do të paguani 58 euro

Dita e Pranverës festohet në Melodia PX me koleksionin e ri të veshmbathjeve

Kamomili, Kantarioni, Lavanda e Dëllinja e Zezë - flora shëruese dhe aromatike, vihen në qarkullim pullat postare

El Taxi zgjeron ekipin - 15 pozita të reja pune për shoferë/e

Freskoni karrierën tuaj këtë pranverë me Telegrafi Jobs!

Plotë një vit nga hapja e Jumbo Central Park - zbritje dhe atmosferë festive për të gjithë familjen

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Egli-Gjestit: Nuk e ke idenë se sa njerëz jashtë, nga kjo marrëdhënie kanë interpretuar që ne do të martohemi

Raportet e Inteligjencës Britanike: Gati një milion viktima ruse në Ukrainë

Putin i premtoi Trumpit armëpushim në Ukrainë, por Rusia sulmon ashpër Odesën

Gola, emocione dhe spektakël: Kosova fiton duelin e parë ndaj Islandës në play-off të Ligës së Kombeve

Kajtazi: Janë 720 spiunë në Kosovë, Shabani e Qerimi nuk janë kryesorët

UEFA ka ndaluar organizimin e shtatë ndeshjeve mes kombëtarëve evropiane, përmenden Kosova dhe Shqipëria