LAJMI I FUNDIT:

BPRM: Kriza politike ndikon në stabilitetin ekonomik

BPRM: Kriza politike ndikon në stabilitetin ekonomik

Komiteti për politikë monetare operative pranë Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë vlerëson se bazat e stabilitetit ekonomik të vendit janë pozitive, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Megjithatë, komiteti thekson se ka rreziqe nga zhvillimet politike në vend dhe se këto rreziqe ekzistojnë edhe më tej.

BPRM-ja bën të ditur se në çerekun e parë të këtij viti pritshmëritë janë që ekonomia është në lëvizje pozitive, duke shtuar se treguesit e lartë janë të kufizuar.


Sipas njoftimit të Bankës, likuiditeti i bankave në mars ka vazhduar që të rritet, me një dinamikë mesatare. Kjo ka bërë që Banka të tërheqë një pjesë të madhe të likuiditetit përmes instrumentit kryesor – obligacionet e arkës.

Të dhënat më të reja të publikuara nga BPRM-ja nuk tregojnë ndryshime në nivelin e kursimit të popullsisë për muajin mars.

BPRM-ja paralajmëron përcjellje të vëmendshme të lëvizjeve dhe ndyshimeve të ardhshme në politikën monetare që do të kushtëzohen nga stabiliteti i mëtutjeshëm i mjedisit politik në vend./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ

LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ

Politikë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Ekspertët alarmojnë për sigurinë e faqes së KQZ-së – e infektuar me

Ekspertët alarmojnë për sigurinë e faqes së KQZ-së – e infektuar me "malware" që vjedh të dhëna

Lajme
Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kalo në kategori