LAJMI I FUNDIT:

BPB ndihmon fëmijët e SOS Fshatrave me pako ushqimore

BPB ndihmon fëmijët e SOS Fshatrave me pako ushqimore

Banka më e suksesshme vendore, BPB ka njoftuar se së fundmi ka bërë një donacion për SOS Fshatrat e Fëmijëve në Prishtinë.

BPB ka dhuruar pako me ushqimet esenciale për SOS Fshatrat e Fëmijëve, për t’ia lehtësuar organizatës kushtuar fëmijëve mbështetjen dhe kujdesin qe ata u japin banorëve të saj në këtë periudhë të vështirë, kur kujdesi për fëmijët është edhe më i nevojshëm.

Në pakot e dhuruara nga BPB janë përfshirë ushqimet më esenciale, sikurse vaj, miell, sheqer dhe ushqime tjera të nevojshme për banorët e SOS Fshatrave.

“Të gjithë jemi duke kaluar nëpër një kohë të vështirë, e sidomos shtresa më e ndjeshme e shoqërisë sonë – fëmijët.

Prandaj, në vazhdën e projekteve tona të përgjegjësisë sociale, kësaj radhe jemi orientuar tek ndihma dhe mbështetja ndaj fëmijëve dhe organizatave si SOS Fshatrat e Fëmijëve të cilët po bëjnë një punë të jashtëzakonshme që këtyre fëmijëve tu ofrohet mbështetja emocionale dhe kujdesi për të cilin ata kanë nevojë” ka thënë Fisnik Bokshi, menaxher i marketingut në Bankën për Biznes.

SOS Fshatrat e Fëmijëve në Kosovë vepron që nga viti 1999 dhe tashmë është përkujdesur për mëse 1500 fëmijë të braktisur dhe nevojtarë. SOS-Fshati i Fëmijëve, në lagjen Velania në Prishtinë momentalisht ofron strehim, përkujdesje dhe edukim për mbi 500 fëmijë përmes 6 Projekteve, si: SOS-Familja, Familjet e integruara në komunitet, Programi i Fuqizimit të Familjes, Shtëpia e Rinisë, Qendra për strehim afatshkurtër dhe afatmesëm të fëmijëve “Dielli”, dhe  Kopshti i Fëmijëve.

Ndryshe, BPB njihet si banka më e suksesshme vendore, e shpallur dy vite me radhë si banka më e mire në vend nga prestigjiozja The Banker, publikim i Financial Times.

Artikull i sponzorizuar

Në trend Ekonomi

Më shumë
Orav: Kosova mund të përfitojë nga Plani i Rritjes 880 milionë euro për zbatimin e Agjendës së Reformave

Orav: Kosova mund të përfitojë nga Plani i Rritjes 880 milionë euro për zbatimin e Agjendës së Reformave

Ekonomi
Petrol Company: Çmime të ulëta, zbritje ekskluzive dhe shpërblime fantastike!

Petrol Company: Çmime të ulëta, zbritje ekskluzive dhe shpërblime fantastike!

Ekonomi
Ngrihen çmimet e prodhimit dhe të importit në Kosovë

Ngrihen çmimet e prodhimit dhe të importit në Kosovë

Ekonomi
Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Ekonomi
Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Ekonomi
Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Ekonomi
Kalo në kategori