Bottega Veneta kohët e fundit ka lançuar një linjë të re çantash të bëra nga letra prej kartoni, e çertifikuar me 100 për qind riciklueshmëri.

Brendi ka rritur iniciativat e saj të gjelbra në vitet e fundit, ndërsa kërkesa për opsione që moda të jetë ‘miqësore’ me natyrën po vazhdon të rritet.


Së fundmi, është koleksioni i saj i çantave i cili po bënë ndryshimin, i krijuar nga letra e riciklueshme.

BV kraft paper 3

E quajtur "Kraft Paper", linja e fundit ribën disa nga modelet më ikonike të çantave të markës me letër të riciklueshme, duke i dhënë produktit përfundimtar një pamje të rrudhur natyrshëm.

Vetë lënda e parë është trajtuar ashtu që çanta me bazë letre të ketë mbrojtje shtesë dhe cilësi të papërshkueshme nga uji.

BV kraft paper 2

Shumica e çantave në koleksion mbështeten me një kornizë magnetike të veshur me lëkurë viçi, pra nuk janë vegane. /Telegrafi/

kraft paper BV