LAJMI I FUNDIT:

Bota nuk ka arsye të ketë frikë nga Siria, thotë lideri i rebelëve sirianë

Bota nuk ka arsye të ketë frikë nga Siria, thotë lideri i rebelëve sirianë

Kreu i grupit Hayat Tahrir al-Sham (HTS), Abu Mohammed al-Jolani, në komentet e para për mediat perëndimore që nga rrëzimi i qeverisë së Bashar al-Assad, tha se nuk do të ketë një “rikthim në panik”.

I pyetur nga mediumi skynews, se cili është mesazhi i tij për vendet e huaja, lideri rebelëve u shpreh se “nuk duhet të kenë frikë në mënyrë të panevojshme, në dashtë Zoti. Vendi do të rindërtohet. Frika buronte nga prania e regjimit – vendi po shkon drejt zhvillimit dhe rindërtimit, drejt stabilitetit”.

Lideri i HTS-së foli jashtë xhamisë Imam al-Shafi’i në Damask – xhami që e kishte frekuentuar si fëmijë.


Jolani gjithashtu theksoi se populli sirian është “i lodhur nga lufta” dhe nuk është i gatshëm për një tjetër konflikt.

“Burimi i frikës sonë ishin milicitë iraniane, Hezbollahu dhe regjimi që kreu masakrat që po shohim sot. Kështu që largimi i tyre është zgjidhja për Sirinë. Situata aktuale nuk do të lejojë një rikthim në panik”.

Ai vlerësoi përpjekjet e luftëtarëve të tij, të cilët morën kontrollin e Sirisë pa asnjë mbështetje apo ndërhyrje të huaj.

Duke iu referuar qartë mbështetjes së mëparshme ruse dhe iraniane për regjimin e Assadit, ai theksoi se të gjithë ‘kolonizatorët’ e mëparshëm kishin dështuar të kontrollonin vendin.

Lideri i HTS-së është një ish-anëtar i Shtetit Islamik të Irakut dhe drejtoi grupin e lidhur me al-Qaedën në Siri para se të prishte lidhjet në vitin 2016.

Tani po përpiqet të paraqitet si një lider islamik më i moderuar, por grupi që drejton është i klasifikuar nga OKB-ja, SHBA-ja, Mbretëria e Bashkuar dhe vende të tjera si një organizatë terroriste.

Përparimi i shpejtë i grupit të tij në Siri ka nxitur gjithashtu frikën midis pakicave të tjera në vend, përfshirë kurdët, alavitët dhe të krishterët. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Merz: Evropa duhet të jetë e fortë ndaj presionit të Trumpit

Merz: Evropa duhet të jetë e fortë ndaj presionit të Trumpit

Evropa
Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'shtrirë' për t'u bashkuar me një qeveri

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'shtrirë' për t'u bashkuar me një qeveri

Evropa
Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Evropa
Trump e quan fitoren e konservatorëve

Trump e quan fitoren e konservatorëve "një ditë e madhe për Gjermaninë"

Amerika
Scholz thotë se nuk do të përfaqësojë SPD-në në negociatat e koalicionit

Scholz thotë se nuk do të përfaqësojë SPD-në në negociatat e koalicionit

Evropa
Roth reagon pas humbjes së SPD-së: Kjo dhemb, shqetësuese rritja e populizmit kombëtar

Roth reagon pas humbjes së SPD-së: Kjo dhemb, shqetësuese rritja e populizmit kombëtar

Evropa
Kalo në kategori