Më shumë se 120 milionë punëtorë në nivel botëror do të kenë nevojë për rikualifikim gjatë tre viteve të ardhshme për shkak të ndikimit të inteligjencës artificiale dhe zhvillimit teknologjik në zëvendësimin e punës njerëzore.
Kjo është bërë e ditur sipas një studimi të IBM dhe ky duket se është një shqetësim kryesor për shumë punëdhënës që thonë se mungesa e talenteve është një nga kërcënimet më të mëdha për organizatat e tyre sot.
Kështu, në mënyrë që forca punëtore të mos mbetet e papunë dhe e pashfrytëzuar, aktualisht për miliona njerëz do të nevojitet trajnim dhe rikualifikim më i gjatë se dikur.
Sipas përfundimeve të IBM-së, punëtorët kanë nevojë për plot 36 ditë trajnim për të mbyllur hendekun e aftësive kundrejt pajisjeve teknologjike. Në vitin 2014 ky numër rezultonte vetëm tre ditë.
Disa aftësi zgjasin më shumë për t’u zhvilluar sepse janë më shumë sjellje, të tilla si puna në grup dhe komunikimi, ashtu siç ka edhe të tjera që janë më tepër teknike apo mekanike.
“Përftimi i aftësive teknike zakonisht nxitet nga edukimi i strukturuar me një objektiv të përcaktuar që në fillim. ndërtimi i aftësive të sjelljes kërkon më shumë kohë dhe është më kompleks”, shprehet Amy Wright, drejtoresh për administrimin e talenteve në IBM, shkruan Al Jazeera, përcjell Telegrafi.
Shkathtësitë në sjellje, të tilla si aftësia për të punuar mirë në ekip, komunikimi, krijimtaria dhe empatia zhvillohen më së miri përmes përvojës, krahasuar me programet e strukturuara të të mësuarit. Kur punëdhënësit thonë se përballen me mungesë aftësish, gjëja e parë që ju vjen në mendje është përvoja ose aftësi të tjera të avancuara teknike. Megjithatë sot, punëdhënësit po bëjnë thirrje për më shumë theks tek aftësitë e buta, siç janë aftësitë e komunikimit, etika dhe krijimtaria, madje më shumë se sa ato teknike. Aftësitë e sjelljes tani shihen si kritike, më me tepër rëndësi edhe se aftësitë dixhitale dhe teknike.
“Përparimet teknologjike pritet jo vetëm të reduktojnë vendet e punës, por edhe krijojnë të reja. Në këtë rast sfida është që të gjenden punëtorët e duhur për t’i mbushur këto vende të reja pune. Disa mënyra për të mbyllur hendekun e aftësive përfshijnë punësimin e talenteve nga vendet e tjera, nga jashtë organizatës apo lëvizjen e punonjësve nëpër sektorë”, thotë IBM.
IBM thotë nga totali, plot 50.3 milionë punëtorë kinezë mendohet se mund të kërkojnë rikualifikim si rezultat i automatizimit inteligjent gjatë tre viteve të ardhshme. Kina pasohet nga vendi i dytë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 11.5 milionë dhe 7.2 milionë në Brazil. Japonia dhe Gjermania renditen gjithashtu ndër pesë vendet e para me përkatësisht 4.9 milionë dhe 2.9 milionë punëtorë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Jetoni si sheik në bregdetin shqiptar
Avedo Kosova - Një mundësi e re për Gjilanin!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova