LAJMI I FUNDIT:

Boston Celtics fiton ndeshjen e parë në TD Garden, rikthen epërsinë në finale

Boston Celtics fiton ndeshjen e parë në TD Garden, rikthen epërsinë në finale

Është zhvilluar ndeshja e tretë finale në elitën e basketbollit amerikan NBA mes Boston Celtics dhe Golden State Warriors.

Në fakt kjo ka qenë ndeshja e parë që zhvillohet në TD Garden të Bostonit, pasi dy të parat ishin luajtur në Chase Center të San Francisckos.

Boston Celtics ka fituar duelin e parë në shtëpinë e tyre me 16 pikë epërsi 116:100 për të rikthyer epërsinë në 2-1 në serinë e finaleve.


Ka qenë një ndeshje e dominuar nga vendasit të cilët prej çerekut të parë krijuan epërsi dhe nuk e lëshuan nga dora atë deri në fund të ndeshjes.

Jaylen Brown ka qenë më efikasit tek fituesit në këtë ndeshje me 27 pikë, nëntë kërcime e pesë asistime.

View this post on Instagram

A post shared by Telegrafi Sport (@telegrafisport)

Paraqitje shumë të mirë pati edhe Jayson Tattum me 26 pikë e nëntë asistime, derisa Marcus Smart e mbylli ndeshjen me 24 pikë, shtatë kërcime e pesë asistime.

Me pikë dyshifrore te skuadra vendase ndeshjen e mbyllën edhe Al Horford me 11 pikë dhe Williams me 10 të tjera.

Stephan Curry ishte basketbollisti më efikas te mysafirët me 31 pikë, katër kërcime e dy asistime.

Ndërkohë Klay Thompson shtoi 25 pikë të tjera, por që nuk mjaftuan për të marrë fitore në TD Garden.

Edhe ndeshja e katërt zhvillohet në Boston pas tri ditësh ku Celtics synojnë ta ngritin epërsinë, derisa Warriors kërkojnë ta barazojnë serinë finale. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona përfundon në gjykatë shkaku i Koundes

Barcelona përfundon në gjykatë shkaku i Koundes

La Liga
Zbulohet emri i lojtarit që Guardiola ëndërron ta transferojë te Man City

Zbulohet emri i lojtarit që Guardiola ëndërron ta transferojë te Man City

Premier League
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

Liga e Kampionëve
Nuk ndalet Ratcliffe, zbulohet plani i radhës për ta fuqizuar Manchester Unitedin

Nuk ndalet Ratcliffe, zbulohet plani i radhës për ta fuqizuar Manchester Unitedin

Premier League
Guardiola u vu re me gërvishtje në kokë pas debaklit nga Real Madridit

Guardiola u vu re me gërvishtje në kokë pas debaklit nga Real Madridit

Liga e Kampionëve
Si një legjendë e FC Basel - mesfushori Taulant Xhaka i jep fund karrierës në verë, me një ëndërr të parealizuar

Si një legjendë e FC Basel - mesfushori Taulant Xhaka i jep fund karrierës në verë, me një ëndërr të parealizuar

Ligat tjera
Kalo në kategori