LAJMI I FUNDIT:

Boston Celtics e nisin mbarë, marrin fitoren e parë në finalen e madhe të NBA-së

Boston Celtics e nisin mbarë, marrin fitoren e parë në finalen e madhe të NBA-së

Kemi ardhur në fazën përfundimtare në elitën e basketbollit amerikan NBA.

Tanimë jemi në finalen e madhe mes Golden State Warriors dhe Boston Celtics që kanë arritur deri këtu pas një sezoni të jashtëzakonshëm.

Në ndeshjen e parë finale të zhvilluar në Chase Center, Celtics kanë triumfuar me 12 pikë epërsi 108:120 për të kaluar në epërsi 0:1.


Ka qenë një ndeshje e jashtëzakonshme me Warriors që patën epërsinë thuajse gjatë gjithë ndeshjes, por që në çerekun e katërt Celtics bën rikthimin e madh.

Qendra Ql Horford ka qenë fantastik në këtë duel me 26 pikë, gjashtë kërcime e tre asistime.

Me lojë të mirë te fituesit u dallua edhe Jaylen Brown me 24 pikë e shtatë kërcime, derisa White shtoi 21 pikë të tjera.

Stephan Curry ishte më efikasi tek vendasit me 34 pikë, por që nuk mjaftuan për fitore.

Ndeshja e dytë finale mes Warriors e Celtics zhvillohet më 6 qershor përsëri në Chase Center të San Franciscos me Warriors që do të jenë në cilësinë e skuadrës vendase. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona përfundon në gjykatë shkaku i Koundes

Barcelona përfundon në gjykatë shkaku i Koundes

La Liga
Zbulohet emri i lojtarit që Guardiola ëndërron ta transferojë te Man City

Zbulohet emri i lojtarit që Guardiola ëndërron ta transferojë te Man City

Premier League
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

Liga e Kampionëve
Nuk ndalet Ratcliffe, zbulohet plani i radhës për ta fuqizuar Manchester Unitedin

Nuk ndalet Ratcliffe, zbulohet plani i radhës për ta fuqizuar Manchester Unitedin

Premier League
Guardiola u vu re me gërvishtje në kokë pas debaklit nga Real Madridit

Guardiola u vu re me gërvishtje në kokë pas debaklit nga Real Madridit

Liga e Kampionëve
Si një legjendë e FC Basel - mesfushori Taulant Xhaka i jep fund karrierës në verë, me një ëndërr të parealizuar

Si një legjendë e FC Basel - mesfushori Taulant Xhaka i jep fund karrierës në verë, me një ëndërr të parealizuar

Ligat tjera
Kalo në kategori