Produktet me origjinë shtazore të prodhuara në Kosovë nuk arrijnë të depërtojnë në tregun e Bosnjë dhe Hercegovinës, ndërsa produktet e tilla të këtij shteti janë të pranishme në dyqanet e Kosovës.
Kjo, edhe përkundër faktit se të dyja vendet janë pjesë e një marrëveshjeje të njohur si CEFTA, e cila ka për qëllim lehtësimin e këmbimeve tregtare në vendet e Ballkanit Perëndimor.
Disa kompani prodhuese në Kosovë kanë kërkuar tashmë nga institucionet e vendit që të bëjnë trysni tek autoritetet e BeH, për t’iu lejuar hyrjen në tregun e tyre. Një nga to është edhe Apetit, që merret me prodhimin dhe përpunimin e produkteve të mishit.
Sami Ferizi, aksionar në këtë kompani thotë se kompania ka kapacitete të mjaftueshme për eksport. Prodhimet e saj, thotë ai, janë të pranishme në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, si Maqedoni e Veriut, Shqipëri dhe Mal të Zi.
Bosnjë e Hercegovina dhe Serbia janë shtetet e vetme në rajon që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës dhe si të tilla nuk e njohin as certifikatën veterinare të Kosovës.
Ferizi tregon se ka dërguar disa kërkesa zyrtare në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinës në Kosovë (AUV) që kjo e fundit të kërkojë nga autoritetet e Bosnjës që t’i lejojnë mallrat “Made in Kosova” në tregun e tyre. Kërkesën e fundit thotë se e ka bërë para rreth dy muajsh.
“Bosnjë dhe Hercegovina nuk është e interesuar të bashkëpunojë me ne. Ajo sjell sasi të mëdha të produkteve të mishit në tregun tonë, kurse ne nuk eksportojmë. Çfarë kanë ata më shumë se ne, që ne të mos kemi mundësi t’i sheshim produktet tona atje”, thotë ai.
Drejtori ekzekutiv i AUV-it, Flamur Kadriu konfirmon se në fund të vitit të kaluar ka kërkuar nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës në BeH që ta lejojë depërtimin e prodhimeve kosovare me origjinë shtazore. Në mars, shton ai, shkresë zyrtare për të njëjtin qëllim u është dërguar edhe zyrtarëve të Qeverisë së këtij shteti.
“Këto institucione nuk kanë kthyer përgjigje. Rasti është lajmëruar tashmë edhe te sekretariati i Marrëveshjes së CEFTA-së”, thotë Kadriu.
Ai sqaron se kërkesa e dërguar në Bosnjë, është bërë në emër të Apetit dhe kompanisë për prodhimin e produkteve të qumështit Vita.
“Deri më tash, nuk kemi ndonjë përgjigje konkrete se pse nuk lejohet importi i produkteve të prodhuara në Kosovë dhe jemi në pritje. Ne nuk dimë ndonjë arsye, përveçse nuk i njohin certifikatat veterinare [të Kosovës]”, shton ai.
REL-i ka pyetur autoritetet përgjegjëse në BeH se a e kanë shqyrtuar kërkesën e institucioneve të Kosovës, por, deri në publikimin e këtij artikulli, nuk ka marrë përgjigje. Po ashtu, REL-i i është drejtuar edhe Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë në Kosovë në lidhje me këtë problematikë, por as nga ky institucion nuk janë përgjigjur.
Në një konferencë për media, ministrja e Industrisë, Rozeta Hajdari, e ka cilësuar si të padrejtë sjelljen e autoriteteve të Bosnjës kundrejt prodhimeve nga Kosova.
“Jemi në pritje që autoritetet atje të kthejnë një përgjigje në AUV”, ka thënë Hajdari.
Të dhënat e Doganës së Kosovës tregojnë se nga viti 2022 deri më 13 prill, 2023, vlera e produkteve të mishit që kanë hyrë nga Bosnje e Hercegovina në Kosovë është mbi 190 mijë euro, ndërsa e produkteve të qumështit është shumëfish më e madhe – mbi 4.8 milionë euro.
Ramadan Mema, nga Shoqata e Përpunuesve të Qumështit në Kosovë, thotë se me bllokimin e produkteve me origjinë shtazore nga Kosova, Bosnje e Hercegovina po shkel Marrëveshjen e CEFTA-së.
Ai i bën thirrje Qeverisë së Kosovës që t’i mbrojë prodhuesit vendorë dhe të ndërmarrë masa për depërtimin e produkteve të tyre në Bosnjë.
CEFTA është një marrëveshje ndërkombëtare, e krijuar nga ana e Bashkimit Evropian. Në këtë mekanizëm, përveç Kosovës, bëjnë pjesë Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Serbia, Mali i Zi, Bosnjë e Hercegovina dhe Moldavia.
Nga viti 2018 deri në prill të vitit 2023, Kosova ka importuar nga Bosnjë e Hercegovina produkte në vlerë prej rreth 240 milionë eurosh, tregojnë të dhënat e Doganës së Kosovës. Përveç produkteve të qumështit dhe mishit, nga BeH në Kosovë hyjnë edhe pije, alkool, produkte të drurit, qeramikës, qelqit, lodra, etj.
Gjatë së njëjtës periudhë, Kosova ka eksportuar në Bosnje dhe Hercegovinë produkte në vlerë prej rreth 48 milionë eurosh. Në mesin e tyre kryesisht bëjnë pjesë produktet e drurit, plastikës, pëlhura dhe veshje të punuara me dorë.
Kosova, prej vitesh, përballet me deficit të lartë tregtar – duke importuar më shumë dhe eksportuar më pak – gjë që, siç thonë ekspertët, e pengon edhe rritjen e saj ekonomike.
Prej se ka shpallur pavarësinë në vitin 2008, ajo ka pasur sfida të ndryshme sa u përket shkëmbimeve tregtare edhe me Serbinë, pasi kjo e fundit nuk i njeh dokumentet e institucioneve të Kosovës.
Kosova ka nisur të lëshojë dokumente me vulën “Doganat e Kosovës” nga viti 2008, duke e zëvendësuar vulën e deriatëhershme të Misionit të Kombeve të Bashkuara (UNMIK). /REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRuajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori
Rekord, mbi 52 milionë kilogramë mish importoi Kosova më 2024
Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar
Nga kreativiteti në karrierë - Telegrafi po kërkon "Content Writer" të talentuar
Skijo dhe rri i lidhur në çdo moment me eSIM
Saga e Hotelit Grand - Pse do të paguajë Kosova miliona për privatizimin e dështuar?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025