Bosi me “veturën e artë” bllokon trafikun, shihni reagimin e një vozitësi të nervozuar (Video)

23:"© Youtube @coby_persin
Trafiku në New York City është mjaft i ngarkuar, edhe nëse aty nuk ka ndonjë që dëshiron që të shfrytëzojë këto rrugë për të “reklamuar veten”.
Dhe siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, njujorkezët, të mësuar me situata të tilla kanë filluar të bëhen më të heshtur përballë situatave të tilla.
Por kjo nuk ka ndodhur në një rast të veçantë.
Bëhet fjalë për një rast kur një djalosh (i njohur për rrengjet e tij) kishte parkuar veturën e tij, një BMW i8, vlera e së cilës arrin rreth 140 mijë dollarë – në mes të rrugës.
Kjo ka bërë që një vozitës, i mllefosur me këtë, ka tentuar të marrë situatën e komunikacionit në dorë. Ai mori një shkop bejsbolli dhe i theu xhamin e përparmë të veturës. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
30/11/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































