LAJMI I FUNDIT:

Bosch pret që mungesa e çipave të vazhdojë edhe gjatë vitit 2022

Bosch pret që mungesa e çipave të vazhdojë edhe gjatë vitit 2022

Stefan Hartung, shefi ekzekutiv i ardhshëm i kompanisë gjermane të teknologjisë Bosch, thotë se mungesa e industrisë në çipa nuk do të zhduket së shpejti.

“Le të jemi të qartë, kriza e çipave nuk ka mbaruar”, citohet të ketë thënë Hartung për revistën Focus, përcjell Telegrafi.

“Të gjithë ne në industrinë gjermane po mbështetemi masivisht në zgjidhjen e pengesave të furnizimit. Çdo çip që mungon mund të nënkuptojë se një sistem drejtues – dhe për rrjedhojë një makinë e tërë – nuk mund të ndërtohet. Kjo do të marrë shumë energji për të gjithë vitin 2022”, tha ai.


Kriza e çipave mund të pengojë gjithashtu qeverinë e re të koalicionit të qendrës së majtë të Gjermanisë që të arrijë disa nga qëllimet e saj, për shembull nxjerrjen e rreth 15 milionë makinave plotësisht elektrike në rrugë deri në vitin 2030.

Kjo nuk do të jetë e mundur “nëse problemet globale në zinxhirët e furnizimit nuk zgjidhen së shpejti. Dhe kjo nuk vlen vetëm për industrinë e automjeteve”, tha Hartung. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Një grup i udhëhequr nga Elon Musk bën ofertë prej 97.4 miliardë dollarësh për

Një grup i udhëhequr nga Elon Musk bën ofertë prej 97.4 miliardë dollarësh për "të gjitha asetet" e OpenAI - vjen përgjigja e Sam Altman

Teknologji
Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

Një mashtrim po përhapet shtet më shtet - FBI paralajmëron të gjithë përdoruesit e iOS dhe Android që t'i fshijnë menjëherë këto mesazhe

Një mashtrim po përhapet shtet më shtet - FBI paralajmëron të gjithë përdoruesit e iOS dhe Android që t'i fshijnë menjëherë këto mesazhe

Teknologji
Starlink apo 5G, cili e ofron internetin më të shpejtë?

Starlink apo 5G, cili e ofron internetin më të shpejtë?

BE do të mobilizojë 200 miliardë euro për investime në Inteligjencën Artificiale

BE do të mobilizojë 200 miliardë euro për investime në Inteligjencën Artificiale

Teknologji
Nga sot Huawei Health nuk mund të shkarkohet nga Google Play Store

Nga sot Huawei Health nuk mund të shkarkohet nga Google Play Store

Kalo në kategori