LAJMI I FUNDIT:

Borrell: Gjatë pandemisë është përhapur dezinformimi në Ballkanin Perëndimor

Borrell: Gjatë pandemisë është përhapur dezinformimi në Ballkanin Perëndimor

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell tha se dezinformimi është përhapur në Ballkanin Perëndimor, në Bashkimin Evropian dhe në të gjithë botën gjatë pandemisë së coronavirusit.

“Kjo ka qenë e rrezikshme për të gjithë ne. Mbi të gjitha, sepse gënjeshtrat për çështje mjekësore madje mund të vrasin”, tha Borrell në hapje të një konference ndërmjet BE-së dhe Ballkanit Perëndimor për edukimin mediatik, njoftoi Shërbimi i Jashtëm i BE-së përmes një komunikate.

Borrell tha se duhet të ketë angazhim global për t’iu kundërvënë dezinformimit dhe se “duhet të identifikojmë burimet e keqinformimit dhe t’u sigurojmë qytetarëve fakte të besueshme, të sakta dhe në kohë”., transmeton REL


Shefi i diplomacisë evropiane, në fjalën e tij, përsëriti se “Bashkimi Evropian nuk është i plotë pa Ballkanin Perëndimor”.

Aktualisht, nga vendet e Ballkanit Perëndimor, vetëm Kroacia është vend anëtar i BE-së.

Negociatat për anëtarësim i kanë nisur Mali i Zi dhe Serbia.

Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria mbeten në pritje të nisjes së tyre, ndërsa Kosova dhe Bosnje e Hercegovina kanë vetëm marrëveshje stabilizim asociimi me BE-në, që është hapi i parë drejt anëtarësimit në bllok.

Konferenca u organizua nga Delegacioni i BE në Sarajevë, Task Forca – EEAS Stratcom – për Ballkanin Perëndimor dhe organizata “Pse Jo” nga Bosnje dhe Hercegovina.

Në trend Lajme

Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Politikë
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Lajme

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

Lajme
Kalo në kategori