LAJMI I FUNDIT:

Borea ia shkakton humbjen e pestë Trepçës

Borea ia shkakton humbjen e pestë Trepçës
Borea, Trepça (Foto: Facebook/ Sporti në RTV Dukagjini)

Skuadra e Boreas e ka mposhtur Trepçën (77-71) në ndeshjen e xhiros së pestë të Superligës së Kosovës në basketboll duke e thelluar më shumë krizën tek ekipi mitrovicas.

Në ndeshjen e zhvilluar në Pejë, mysafirët luajtën më mirë në çerekun e parë, ku i shënuan dy pikë më shumë (12:14).

Mirëpo, me fraksionin e dytë, pejanët shënuan katër pikë më shumë (20:16), për të shkuar në pushim me epërsi (32-30).


Sërish në fund të çerekut të tretë (15:18) epërsia ishte në favor të basketbollistëve vizitorë.

Por, në dhjetëminutëshin e fundit, nikoqirët shënuan shtatë pikë më shumë se kundërshtari (30:23) duke i dhënë fund dilemës për fituesin.

Kjo ishte fitorja e dytë e Boreas pas pesë ndeshjesh, ndërsa numëron edhe tri humbje dhe mban vendin e pestë në tabelë.

Për Trepçën, kjo ishte humbja e pestë nga po aq takime në këtë fillmsezoni në Superligën e Kosovës në basketboll dhe pozicionohet në vend të fundit të tabelë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dalin pamjet e momentit kur eskaloi situata në ndeshjen mes Bashkimit dhe Pejës

Dalin pamjet e momentit kur eskaloi situata në ndeshjen mes Bashkimit dhe Pejës

Sport
Gakpo hedh bombën për të ardhmen e Alexander-Arnold pas festës së titullit

Gakpo hedh bombën për të ardhmen e Alexander-Arnold pas festës së titullit

Premier League
Mediat spanjolle konfirmojë datën se kur do të largohet Ancelotti nga Real Madridi

Mediat spanjolle konfirmojë datën se kur do të largohet Ancelotti nga Real Madridi

La Liga
“Ndjej se kam dështuar”, ylli i Real Madridit i zhgënjyer pas humbjes në finale ndaj Barcelonës

“Ndjej se kam dështuar”, ylli i Real Madridit i zhgënjyer pas humbjes në finale ndaj Barcelonës

Ndërkombëtare
Dalin pamjet: Shikoni se si Gavi festoi në fytyrën e yllit të Real Madridit pas triumfit në ‘El Clasico’

Dalin pamjet: Shikoni se si Gavi festoi në fytyrën e yllit të Real Madridit pas triumfit në ‘El Clasico’

Ndërkombëtare
Chelsea në kontakt të rregullt me agjentin e yllit të Barcelonës

Chelsea në kontakt të rregullt me agjentin e yllit të Barcelonës

Ndërkombëtare
Kalo në kategori