Moderatorja e njohur nga Shqipëria, Bora Zemani, në javën e kaluar (9 janar) festoi ditëlindjen e 31-të.

Për këtë përvjetor të lindjes, ajo organizoi një udhëtim bashkë me familjen, miqtë dhe të dashurin e saj, prezantuesin Donald Veshaj.


Ylli i “Përputhen” së fundmi ka shpërndarë disa momentë të bukura nga pushimet që kaloi në Itali.

Screenshot 1 54 Foto: Screenshot/Instagram

Ajo zgjodhi një vend të veçantë turistik, nga i cili mblodhi momente të shumta e tejet të veçanta.

“Në 13 vjetorin tim”, ka shkruar ajo.

Urimet e ditëlindjes kanë vazhduar në sesionin e komenteve nga miqtë e fansat e prezantueses së famshme.

Screenshot 2 40 Foto: Screenshot/Instagram

E njëjta është pajtuar prej afro një viti me Donaldin, meqë u ndanë gjatë kohës sa ishte në Big Brother VIP.

Ai krijoi një lidhje të re me këngëtaren Beatrix Ramosaj, me të cilën i dha fund marrëdhënies menjëherë pas përfundimit të spektaklit. /Telegrafi/