LAJMI I FUNDIT:

Bora zbardh Shqipërinë (Foto)

Bora zbardh Shqipërinë (Foto)

Në të gjithë territorin e Shqipërisë moti ka qenë i paqëndrueshëm gjatë natës, me reshje bore në vendet malore e shi në vendet e ulëta.

Borë ka rënë më shumë në Qarkun e Kukësit dhe Dibrës, por dhe në juglindje të vendit, në Qarkun e Korçës. Në Bulqizë, ulja e temperaturave dhe reshjet e dëborës janë shoqëruar me ngrica dhe në disa rrugë duhen përdorur zinxhirë. Trashësia e dëborës në disa fshatra shkon deri në 30 cm.


Reshje dëbore gjatë natës, të shoqëruara me ngrica, ka pasur edhe në Korçë dhe Ersekë. Trashësia e borës është 25 cm në Dardhë dhe më pak në pjesën tjetër të qarkut. Si pasojë e ngricave, aksi Korçë-Dardhë dhe Korçë-Qafa e Qarrit janë të kalueshëm vetëm me zinxhirë. Akset e tjera janë të kalueshme pa probleme, transmeton tch.

Gjatë ditës pritet një përmirësim gradual i motit, ndërsa, sipas Meteoalb, temperaturat në shkallë vendi do të luhaten nga -5°C minimumi në zonat malore deri 15°C, vlera më e lartë në vendet bregdetare. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Politikë
Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Politikë
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Kalo në kategori